Në “Dhoma e Rrëfimit” Ismaili ka treguar se si lindi ideja për një monument historik dhe se në çfarë vështirësi hasi deri në ditën që u zbulua e më pas.
“Jam bërë fytyrë publikë kur e kam bërë Neë Bornin një konflikt që e kam pas me kryeministrin e atëhershëm me të cilin u pata zënë për këtë monument kinse unë kam fryer çmime, më pati akuzuar se kinse jam hajn ndërkohë unë i kam humbë rreth 15 mijë euro veç me maru Neë Bornin. E dishim që nuk mundesh me i harxhu 1 milionë euro për 11 ditë kështu që pse mos ta bëjmë një monument historik. Vetëm monumenti me u ndërtu ka kushtu diku 20 mijë euro dhe ka pas edhe sene përcjelljëse të cilat e kanë kcy çmimin 66 mijë euro”, ka bërë të ditur Ismaili.
Ai thekson se e kishte menduar që shkronjat e monumentit të ishin të kuqe mirëpo kishin ndryshuar pas kërkesës që iu kishte bërë.
“Shkronjat e Neë Bornit kanë pas me qenë të kuqe, por më kanë thënë se duhet me bo të verdhë ose të kaltër nuk më kanë kallxu që flamuri i ka ato ngjyra, u pata idhnu shumë. Kur e kam pa flamurin që i ka ato ngjyra më është dukur një mashtrim i madh. Për ato 66 mijë euro nga qeveria u munduan me nxjerrë diçka, aty u zumë me ish-kryeministrin i cili më tha se i ke fry çmimet ku jam ofendu shumë. Me të thënë kryeministri hajn ish shumë e rëndë të cilin s’kam mujt me e përbi kurrë e ajo zatën më ka shtyrë të futem në politikë e me u kap për krejt këta e me i bë të gjitha ato beteja”, ka deklaruar ish-deputeti.