×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Ismaili për dinarin: Pozita e BQK-së s’është politike, ne vendosim rregulla dhe ato duhet zbatuar

    FrontOnline
    31 Janar 2024

    Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, tha se vendimi i BQK-së e cila e përjashton dinarin si valutë për kryerje të transaksioneve në Kosovë, nuk mund të shtyhet dhe si i tillë vendime të tilla duhet zbatuar.

    Ai ka deklaruar se pozicioni i institucionit që ai e udhëheq nuk është politike dhe se rregullat që vendosen duhen zbatuar. Ismaili ka përmendur edhe bankën serbe që është afër mbylljen, “Komercjalna Banka”, për të cilën tha se është përdorur për transport të këtyre mjeteve.

    Ismaili i ka mohuar deklarimet se dinari ka qenë e ndaluar prej kohësh.

    “Pozita e BQK-së nuk është politike. Ne vendosim rregulla dhe ato duhet zbatuar. Nëse për zbatimin e rregullave duhet një kohë e arsyeshëm, është çështje që për neve këto janë rregulluar. Bile deri dje, se ka plot lloj deklarimesh që thonë se ka qenë e rregulluar, deri në fund të janarit kanë mund të hynë mjete transportuese në Kosovë me bo kesh dhe si ta fusin në Kosovë ta dërgojë ku ka dashtë. Për fatin e keq edhe Banka që ka qenë e licencuar ‘Komercjalna Banka’, e që tash është në proces të përmbylljes, është përdorur si arsyeje për transport por në të vërtetë në bazë të të dhënave që ka deklaruar në BQK, nuk përputhen me volumin e transaksionit që ka deklaruar. Që i bie qe BQK nuk ka arritur ta shikojë në mënyrë efektive edhe operimin e vet bankës që ka operuar në atë kohë”, tha ai.

    I pyetur nëse do të shtyhet ky vendim, ai tha se e njëjta mund të ketë një tranzicion, derisa shtoi se qytetarët serb janë të mirëseardhur t’i bashkëngjiten sistemit financiar të Kosovës.

    “Qysh me shty, çka me shty, a i bie që me shty që të thuhet që prej nesërmit mund të hyjë një automjet pa rregull, i palicensuar, kush mund ta marrë këtë përgjegjësi, a është dikush prej BQK-së që mund ta presë këtë. Kjo mund ta ketë një kohë tranzicionit dhe ne nuk po merremi individualisht me qytetarët serb. Ata janë të mirëseardhur e mirëpritur t’i bashkëngjitën sistemit financiar të Kosovës”, tha Ismaili./EO/

    Nga Rubrika
    Lajme09 Janar 2025
    I dërguari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar në New York me zëvendës Sekretaren e Përgjithshme të OKB-së për Çështjet...
    Lajme09 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka filluar periudha e votimit përmes postës për të gjithë shtetasit e Kosovës të cilët janë...
    Lajme09 Janar 2025
    Ish-Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, për Front Online, e ka komentuar shkurt veprimin e Presidentes Vjosa Osmani, e cila deri më tani...
    Të tjera
    Lajme08 Janar 2025
    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova është shprehur se Republika e Kosovës s’është e përkohshme. Ai...
    Lajme08 Janar 2025
    Kandidati për deputet i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Daut Haradinaj ka njoftuar për takimin e sontëm që...
    Lajme08 Janar 2025
    Bernard Nikaj nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë që ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e ka humbur vizionin në...
    Lajme08 Janar 2025
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në orët e mëngjesit mund të zhvillohen kushte për mjegull...
    Vip08 Janar 2025
    Gresa ka shkaktuar të qeshura tek banorët teksa qëndronin bashkë në oborrin e shtëpisë. Ajo madje i habiti me deklaratë teksa u...
    Bota/Rajoni08 Janar 2025
    Zëvendës Sekretari i Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet Richard R. Verma dhe e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takuan sot me...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.