×
  • Lajme
  • Lajme

    Ismaili: Kryetari i takon partisë fituese, Hamza mund të formoj Qeverinë

    FrontOnline
    08 Prill 2025

    Nënkyetari i  Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismaili ka deklaruar pas përfundimit të takimit me kryetarin në detyrë të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca se kryetari i Kuvendit të Kosovës i takon partisë fituese.

    Ismaili ka treguar se pozita e kryetarit të Kuvendit të Kosovës i takon partisë së parë duke nënkuptuar se i përket Lëvizjes Vetëvendosje, raporton Periskopi.

    “Po besoj që Kuvendi dhe gjithmonë kryetari është zgjedh dhe nuk shohë ndonjë pengesë. Mendoj që I takon partisë së parë që t’i krijoj kushtet edhe për votimin e Kryetarit edhe për votimet tjera. Andaj ta presum atë ditë”, ka thënë ai.

    Ismaili para gazetarëva ka treguar edhe për pozicionin e PDK-së duke besuar se kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza mund të krijoj Qeverinë e Kosovës nëse dështon të bëjë partia fituese.

    “Programi jonë dhe fushata jonë ka qenë përafruese dhe e hapur për të gjithë. Andaj, ideja e vijave të kuqe nuk do me thënë gjithnjë në kuptimin e koalicioneve, do të thotë në kuptimin e një diskutimi që mundet me ndodhë për diçka të caktuar, mirëpo kjo jo doemos sjell vija të kuqe për koalicion apo diçka të tillë. Nuk ka qenë ajo logjikë. Prandaj, si opozitë, kemi thënë, sa i përket formimit të qeverisë, i takon partisë e cila ka dalë e para, të krijojë, ta ketë aftësinë, bashkëpunimin, komunikimin, ta krijojë qeverinë. Në qoftë se nuk arrin, është obligim institucional i partisë së dytë që të ketë mundësi bashkëpunimi me partitë tjera”, tha ai.

    Ismaili është I binduar se koalcion me partitë e opozitës mund të formojë Bedri Hamza.

    “Unë e kam bindjen që në qoftë se ka një paaftësi të partisë së parë për me realizu qeverinë, unë kam një bindje që z. Hamza është një person mjaft i aftë për me e ndërtu një koalicion që e ka në fokus atë që e ka premtu: zhvillimin ekonomik, përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve dhe mendoj që është një person që pranohet nga një shumicë e mjaftueshme në Kuvend atëherë kur i vjen rasti. Mirëpo, si me thënë, mos të bëjmë hop ende pa mbërri në atë pozicion”./Periksopi/

    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2025
    Djali i presidentit amerikan Donald Trump Jr do të jetë në Beograd të shtunën, më 26 prill, ku do të ketë një...
    Lajme25 Prill 2025
    Sindikata e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës, shpreh reagim ndaj neglizhencës të Ministrit të Financave Hekuran Murati, lidhur me moszbatimin e...
    Lajme25 Prill 2025
    Hashim Thaçi ka deklaruar se është i pafajshëm për formën e re të përgjegjësisë për ‘nxitje’, e cila iu shtua pas një...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2025
    Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, u shpreh i hapur për të votuar kandidatin e mazhorancës për kryeparlamentar, porse tha se duhet gjetur...
    Lajme25 Prill 2025
    Deputetja e VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se afati për konstituimin e Kuvendit përfundon nesër apo të dielën, shkruan Reporteri.net. Për këtë,...
    Lajme25 Prill 2025
    Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka konfirmuar sot se në kuadër të operacionit të Policisë së Kosovës dhe...
    Lajme25 Prill 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se Malajzia ka vendosur t’i heqë vizat për shtetasit e Kosovës për udhëtime të shkurtra,...
    Lajme25 Prill 2025
    Ilir Deda njohës i çështjeve politike, ka reaguar në lidhje me situatën në Kuvend, duke thënë se në Kosovë është krijuar praktikë...
    Lajme25 Prill 2025
    E propozuara e LVV-së për postin e kryeparlamentares, Albulena Haxhiu, ka thënë se nëse Kuvendi i Kosovës nuk arrin të konstituohet, siç...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.