×
  • Lajme
  • Lajme

    Ismaili: Incizimi për manipulimin e votave është i zgjedhjeve të vitit 2019

    FrontOnline
    07 Mars 2021

    Ish-deputeti, Fisnik Ismaili thotë se video ku dyshohet se bashkëshorti i ministres Meliza Haradinaj ka blerë vota që Haradianj të bëhet deputete është video e para 2 vjetëve.

    Ismaili thotë se në video flitet për numrin 57 në listë ku në video thuhej se ishte grua, pro se në listën e këtyre zgjedhejve numri 57 ishte burrë.

    Ai shton se në zgjedhjet e vitit 2019, ku AAK ishte në listë me PSD(ku ishte kandidat për deputet Ismaili), numri 57 mbahej nga një grua prandaj edhe incizimi, thotë Ismaili është i para 2 vjetëve.

    Postimi i tij i plotë:

     Nji sen s’ma rroki në atë përgjimin e djeshëm: për numrin 57 të listës u folke për një grue, e në listë të zgjedhjeve të 2021 me numër 57 ishte një burrë. Mandej e këqyra listën e zgjedhjeve të 2019, ku isha edhe vetë, e aty 57-shi ishte një grue. Për qeta gazetarët e cenzurojshin edhe emnin e kandidates, mos me u vërejtë që ky incizim ishte i para 2 vjetësh.

    Palidhje me thanë qetash se koalicioni 100% që ka qenë gabim, por po del që PSD-së iu ka ba i njajti dallaver brenda. Kjo është dijtë, por s’o folë, se s’kish dëshmi.
    Dallavere gjithë ka pasë, prej krejt komisionerëve e vëzhguesve të të gjitha partive. Prej atyne që i numërojnë nëpër klasa, e mirren vesh dikujt të vogël me ia hangër votat, e me ia shpërnda barabartë partive të veta, e deri në QNR. Këtë llaf e kam dëgjue qysh në 2019, kur krejt u banë bashkë me e lanë PSD-në pa asnjë deputet mrena. Mendoje pak vetë: Visar Ymeri, numër 2 në listë, mos me mujtë as deputet me u ba? Shansë nuk ka! Hiç bre. Posaçërisht kur i sheh do ftyra tjera llom që u futën brenda.
    Por, sidoqoftë, e po e them me plot bindje që krejt e bajnë, pa dallime, që kur dojnë me i hjekë të vegjlit, krejt partitë më të mëdha e bajnë, qysh ia kanë ba ORA-s e FER-it, e qe dëshmia edhe PSD-së. E kur dojnë me i hjekë të vetët brenda partie prej loje, i hjekin duke iu vjedhë vota përbrenda. Lirakut ia kanë ba qashtu në PDK, e kryet prema nëse s’ia kanë ba edhe Hakisë njajtë. Sado bagël që mendoj se është Hakiu, janë do bagla fort ma të mëdha qaty mrena, që shansë nuk kanë me marrë më shumë vota se ai.
    Para se me m’sulmue ju të VV-së që po ju shti në një thes me të tjerët, posaçërisht ju që kurrë as s’keni marrë erë ngat zyrës e s’keni lidhje çka bahet atje, po ju kujtoj atë sms-in që u përfolke nëpër VV në 2017, e që krejt u mundojshin me e shukatë, të kandidates që ia pat çue dikujt në QNR: “Pikmi do vota.”
    Kam dalë prej politike kur e kam kuptue që janë krejt hajna e rrenca. Edhe faqebardhë mbes që dy mandate, një herë 7000, tjetrën 17000 vota, i kam marrë pa i lypë kurrkujt votë, pa ia rrasë kurrkujt kartvizitën hunve, e pa iu imponue kurrë në jetë, por me punë të drejtë. E tash pe di që edhe qaty mi paskan hangër koxha do, posaçërisht kur s’kam ndejtë me të mëdhenjtë ma.
    Edhe mos kceni tash me folë palidhje, e me arsyetue partinë tuej, se arsyetim s’keni. Ky është përfaqësim i një populli që në palcë e ka hajninë, rrenën, pertacinë edhe nevojën me u ba dikushi pa meritë. Edhe kjo nuk ndodh veç në vota e Kuvend, por edhe në institucione, OJQ, gazetari e biznese private, ku secili ma përpara shtyhet me bërryla, intriga e dallavere me përparue në karrierë, sesa tuj i grahë bothës.
    Mbetem pakicë, por krenar, deri të bahet ndryshimi në palcën e popullit tim, e që tuj ju pa çfare jeni, s’kam qaq shpresë, jo. Edhe shansë nuk ka najkush me m’ba hajn e dallaverexhi me fjalë, veç pse ai vetë është edhe s’un e duron tjetruj që s’është, sepse s’ka qysh e arsyeton veten.

    https://www.facebook.com/Karrota/posts/10165079617270191

     

    Nga Rubrika
    Ekonomi15 Nëntor 2024
    Vendimi i qeverisë për të rritur pagat në sektorin publik nga janari i vitit 2025 ka shkaktuar pakënaqësi ndër qytetare, për siç...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Në kohën kur gjykimi në rastin e krerëve të UÇK-së është intensifikuar dukshëm, dëshmitarët po vazhdojnë dëshmitë e tyre para trupit gjykues....
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti, mbrëmë ka marrë pjesë në natën hapëse të festivalit të muzikës jazz “Prishtina Jazz Festival” që mbahet për çdo...
    Të tjera
    Lajme15 Nëntor 2024
    Personi që u gjet i vdekur në Prishtinë, është familjar i politikanit Adem Grabovci. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai,...
    Sport15 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Kosovës sonte e zhvillon një ndeshje shumë të rëndësishme. “Dardanët” përballen me Rumaninë në Bukuresht, në përballjen për vendin e...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Nga e premtja e datës 15 Nëntor, Comodita Home sjell eventin më të madh botëror të zbritjes Black Friday, me oferta spektakolare...
    Kronika15 Nëntor 2024
    Zyrtarja e një banke në Mitrovicë, ka njoftuar se janë deponuar 100 euro para të falsifikuara. Në raportin e policisë është bërë...
    Kronika15 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me një vdekjen e një burri në Prishtinë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë...
    Kronika15 Nëntor 2024
    Një përleshje mes tetë të miturve ka ndodhur në Malishevë, ky dyshohet se janë përdorur edhe armë zjarri. Policia ka bërë të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.