×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Ismaili e Kroese flasin për reformat e zhvillimet në fushën e statistikave

    FrontOnline
    17 Prill 2024

    Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Ahmet Ismaili është takuar me drejtorin e Departamentit të Statistikave dhe njëherësh kryestatisticientin e FMN-së, Bert Kroese. Ata kanë diskutuar për reformat dhe zhvillimet e ardhshme në fushën e statistikave, në funksion të avancimit të përgatitjes së të dhënave, rritjes së transparencës dhe informimit më të qartë të publikut.

    Në njoftimin për media thuhet se në kuadër të takimeve pranverore në Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankë Botërore (BB) që po mbahen në Washington D.C. është konfirmuar se mbështetja e FMN-së për BQK-në do të vazhdojë edhe në të ardhmen në funksion të ngritjes së kapaciteteve dhe reformave të zhvillimit në fushën e statistikave, si një rëndësi e veçantë për informimin e drejtë dhe transparent të qytetarëve.

    Tutje thuhet se gjatë këtij takimi u diskutua më konkretisht për avancimin e raportimit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës nga Sistemi i Përgjithshëm i Shpërndarjes së të Dhënave (GDDS) në Standardin e Veçantë të Shpërndarjes së të Dhënave (SDDS) dhe ngritjen e kapaciteteve të BQK-së në këtë fushë, avancimin e ndërtimit të Indeksit për Llogaritjen e Çmimeve të Patundshmërive (IÇPB), mundësinë e ndërtimit të një modeli për matjen e parasë së gatshme në qarkullim dhe avancimin e përpilimit të llogarive kombëtare.

    Gjithashtu është biseduar për avancimin e metodologjive për statistikat financiare qeveritare,si dhe bashkërendimit ndërinstitucional në funksion të përmirësimit të kualitetit të të dhënave.

    “Avancimi i reformave në këto fusha do të ketë ndikim në politikëbërjen ekonomike, vlerësimin e aseteve, parandalimin e pastrimit të parave, mbikëqyrjen më efikase të institucioneve financiare, të gjitha këto në funksion të stabilitetit financiar dhe ekonomik të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

    Guvernatori Ismaili shprehu mirënjohjen ndaj FMN-së për asistencën e vazhdueshme ndaj BQK-së dhe i njoftoi drejtuesit e lartë të këtij institucioni për reformat e ndërmarra nga institucioni që e drejton dhe gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë si në fushën e statistikave ashtu edhe në sferat tjera me rëndësi në kuadër të fushëveprimit të BQK-së.

    Nga Rubrika
    Ekonomi25 Dhjetor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se kanë përgatitur një formular online për ata të cilët duan që vullnetarisht të heqin...
    Ekonomi23 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati, të dielën që lamë pas njoftuan për  vendimin që të gjithë...
    Ekonomi18 Dhjetor 2024
    Arkitekti Përparim Rama kishte propozuar mega projekte për Komunën e Prishtinës para tri viteve, kur ishte zgjedhur kryetar i Prishtinës, por premtimet...
    Të tjera
    Lajme29 Dhjetor 2024
    Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, deklaroi për Frontonline se situata e furnizimit me energji elektrike në këtë komunë është stabile dhe...
    Lajme29 Dhjetor 2024
    Për 24 orë në Kosovë, sipas të dhënave të policisë janë regjistruar 108 aksidente. Prej tyre 28 me të lënduar, ndërsa 80...
    Lajme29 Dhjetor 2024
    Kryetari i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Nexhat Ugljanin, për FrontOnline ka deklaruar se nuk ka pasur mungesë të energjisë elektrike...
    Lajme29 Dhjetor 2024
    Në shumë qytete të Kosovës, mungesa e energjisë elektrike është bërë një problem shqetësues që ka prekur drejtpërdrejt jetën e qytetarëve, por...
    Kronika29 Dhjetor 2024
    Një burrë në Viti dyshohet se derisa ishte në një restorant i është përkeqësuar gjendja, e si pasojë ka humbur dhe jetën....
    Lajme29 Dhjetor 2024
    Siguria në shkolla është gjithnjë e më e diskutuar në Komunën e Prishtinës, duke pasur parasysh rritjen e shqetësimeve për sigurinë e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.