Kandidati për deputet të Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dardan Islami ka deklaruar se armatosja e Serbisë, ngritja dhe rritja e kapaciteteve të saja ushtarake, e detyron edhe Kosovën që të ketë një forcë mbrojtëse efikase.
E cila do të jetë kjo mbrojtje e Kosovës, Islami ka treguar përmes një shkrimi në rrjetin social, ku thotë se Ramush Haradinaj do të angazhohet intenzivisht në ngritjen profesionale të Forcës Mrojtëse të Kosovës.
“Per 5 vite mandat si President, Ramush Haradinaj sikur edhe deri me tash, do te angazhohet intenzivisht ne ngritjen profesionale te Forces Mrojtese te Kosoves, duke u antarsuar ne NATO prane aleateve tane strategjik, si me 1999, ne anen e drejte te historise!”, ka thënë Islami.