Analisti politik, Islam Lauka, në ‘Debat Zgjedhor’ të Klan Kosovës, u shpreh se Ramush Haradinaj ka kontribute të jashtëzakonshme.
Lauka u shpreh se Haradinaj dy herë e ka mbrojtur pastërtinë dhe nderin e shqiptarëve. “Kur vjen fundi është çështje numrash sepse duhen dy të tretat e deputetëve për t’u zgjedhur si president. Si figurë, integritetin, lojalitetin, e ka.
Unë e kam quajtur në një libër Haradinajn, autonomist sepse edhe në rastin e fundit, me tarifën ndaj Serbisë ai qëndroi si burrë dhe nuk ju nënshtrua presionit, dhe në fund pranoi të japë dorëheqje dhe shkoi. Është e diskutueshme nëse numri prej 80 votave do të jetë pro tij”, deklaroi Lauka.