Të shtunë që lamë pas, Shkurte Fejza, ka organizuar dasëm të madhe për djalin e saj.
Të ftuar në dasëm, ishin shumë fytyra të njohura publike, në mesin e tyre edhe politikanë.
Pjesë e dasëm ishte edhe ish kreu i PD-së, Lulzim Basha, dhe gruaja e tij.
E pak ditë pas dasmës, Shkurte Fejza, ka publikuar një imazh krah Bashës dhe gruas së tij, teksa i ka thënë edhe disa fjalë.
“Të dashur z.Lulzim Basha dhe znj. Aurela Basha ishte kēnaqësi e madhe që ishit pjesë e gëzimit tonë familjar dhe duam të ju falenderojmë nga zemra, nga zemrat e dy prindërve në momentet ma të lumtura dhe të permbushura nga prezenca e miqëve ma të mirë. Sinçerisht Shkurte Fejza dhe Hajrush Behluli.”, ka shkruar ajo.