Gledi Mici ka luajtur në të kaluarën te grupmoshat e reja të Shqipërisë, me U19 dhe U21, megjithatë nuk ka arritur të grumbullohet kurrë me Kombëtaren A.
Tashmë duket se mbrojtësit të majtë, i ka ardhur rasti të shijojë një grumbullim me Përfaqësuesen e parë, por jo atë të Shqipërisë, shkruan FrontOnline.
Sipas Telegrafit, 30-vjeçari ka marrë ftesë nga trajneri i Kosovës, Bernard Challandes për ndeshjet miqësore të muajit qershor.
Mici është nga Tirana, por duke parë shkëlqimin te Prishtina këtë edicion, Challandes ka vendosur t’i dërgojë ftesë, duke ditur se nuk ka luajtur as për ekipin e parë të Shqipërisë./FrontOnline/