Në një postim në rrjetet sociale kohë më parë, sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Sokol Cikalleshi kishte shkruar se bashkëlojtari i tij te Konyaspori, Zymer Bytyqi dëshironte të luante për Shqipërinë, madje po priste një ftesë nga trajneri Edi Reja.
Megjithatë në një prononcim të dhënë së fundmi, Bytyqi i ka befasuar të gjithë, teksa ka thënë se e ka vendosur prej kohësh dhe do të luajë për Përfaqësuesen e Kosovës, shkruan FrontOnline.
“Së pari kam shumë respekt për kombëtaret e interesuara për mua (Norvegjia dhe Shqipëria), por kam pasur kontakte me trajnerin Bernard Challandes dhe menaxherin Bajram Shala, ku kemi folur mirë dhe bisedat ishin shumë pozitive”, ka deklaruar Bytyqi.
“E kam vendosur prej kohësh që dua të luaj për Kosovën, pasi është vendi im dhe më rreh më shumë zemra për ta. Besoj se shumë shpejt do jem në Kosovë”, tha Bytyqi për “Telegrafi”./FrontOnline/