Një veturë është përfshirë nga flakët në fshatin Sibovc.
Gjatë ditës së mërkurë një veturë është përfshirë nga flakët derisa ishte në lëvizje në magjistralen Prishtinë-Podujevë, përkatësisht në fshatin Sibovc.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për Front Online, se fatmirësisht shoferi ka arritur që të dalë nga vetura dhe nuk është lënduar.
“Rreth orës 13:300 është raportuar për një veturë qe është përfshirë nga flaka në magjistralen Prishtinë – Podujevë, respektivisht në fshatin Sibovc. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur ne informacionet e para dyshohet që përderisa vetura ishte ne lëvizje për arsye te panjohura është përfshirë nga flaka. Ngasësi i veturës ka arritur të dalë nga vetura përderisa zjarrfikësit janë ftuar ne vendngjarje për të lokalizuar zjarrin”, ka treguar Ahmeti.