Ka vdekur në QKUK një grua që ishte duke u trajtuar pas një aksidenti që kishte ndodhur më 19 janar në Prishtinë.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.
“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET- Besi, Prishtinë 19.01.2024-16:55. Lidhur me rastin, me 22.06.2024 viktima femër kosovare, e cila ishte duke u trajtuar në QKUK, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.”