×
  • Lajme
  • Lajme

    ISHPK: Brengosëse rritja numrit të infektuarve me COVID-19, respektoni masat mbrojtëse!

    FrontOnline
    24 Janar 2021

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), pas raportimit të 392 rasteve pozitive me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, vlerëson se numri i të infektuarve vazhdon të jetë i lartë dhe brengosës, si pasojë e drejtpërdrejtë e neglizhimit të masave.

    IKSHPK thotë se “duke pasur parasysh vlerësimin e situatës aktuale me COVID -19, sot kemi regjistruar 392 raste pozitive dhe rritje te rasteve të hospitalizuara. Mjekët në spitale po luftojnë kundër këtij virusi tinëzar e shkatërrimtar me tërë fuqinë e tyre profesionale dhe njerëzore”.

    Sipas IKSHPK< numri i rasteve pozitive vazhdon të jetë i lartë dhe brengosës si pasojë e drejtpërdrejtë e neglizhimit të masave.

    IKSHPK përsërit thirrjen për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.

    “IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët, institucionet dhe organizatat publike dhe private, për respektimin dhe ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e infeksionit COVID-19, duke marrë parasysh dispozitat e Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, dhe vendimet në fuqi mbi masat dhe obligimet e institucioneve për zbatimin e masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19”, thuhet në njoftim.

    Në veçanti, IKSHPK bën thirrje për zbatimin e rekomandimeve dhe respektimin e masave kufizuese për aktivitetet publike, përkatësisht kufizimeve për grumbullimin e qytetarëve dhe tubimeve publike.

    “Grumbullimi i qytetarëve pa maska dhe mbajtje të distancës shton rrezikun e përhapjes së infeksionit përderisa virusi SARS-COV-2 është prezent në mesin tonë”.

    “Apelojmë tek institucionet përgjegjëse, përkatësisht Policia e Kosovës dhe inspektoratet përgjegjëse që të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e masave dhe vendimeve të tjera në fuqi në zbatim të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e IKSHPK./FrontOnline

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Dy persona, ngasësi dhe pasagjeri i një motoçiklete janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi sonte rreth orës 22:00 në...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kryeministri i Rumanisë, Marcel Ciolacu i është përgjigjur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i cili u dha mbështetje lojtarëve të Kosovës të...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, mbi qëndrimin e sontëm të...
    Të tjera
    Lajme17 Nëntor 2024
    Futbollisti i njohur Taulant Xhaka, sot në Zvicër ka dalë në skenë në përkrahje të Bedri Hamzës për Kryeministër. Xhaka ka marrë...
    Sport17 Nëntor 2024
    Muamed Sejdini, ka dhënë dorëheqje nga kreu i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Ai e bëri të ditur këtë përmes...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Një vetaksident ka ndodhur pasditen e sotme në magjistralën Duhël – Suharekë, saktësisht në vendin e njohur si Biraçë. Si pasojë e...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Administrata e Presidentit Joe Biden ka hequr kufizimet që nuk e lejonin Ukrainën të përdorte armatime amerikane për të kryer sulme në...
    Vip17 Nëntor 2024
    Diskutimet mes Xhenetës dhe Gjestit kanë vazhduar edhe më tej. Bisedat e tyre silleshin rreth situatës mes Gjestit dhe Edit, gjatë mbrëmjes...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputeti i LDK’së, Besian Mustafa ka publikuar një video të ministres Arbërie Nëgavci, për të cilën thotë se dëgjohet në Kuvend duke...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.