Ngjarja është shënuar rreth orës 19:30 pranë karburantit në pronësi të të plagosurit Irfan Azizi. Mësohet se 37-vjeçari ka qënë duke u tallur me punëtorët me armë në dorë dhe pistoleta i është shkrepur pa dashje.
Azizi ka marrë plagë të thella në dorë dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Beratiti,ku ka marrë mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Azizi është ndaluar nga policia për armëmbajtje pa leje,deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes. Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë dhe ekspertë të kriminalistikës,që po kryejnë edhe kqyrjen e vendngjarjes si dhe pyetjen e dëshmitarëve,që janë punonjësit e turnit të natës në karburant Azizi.