×
  • Sport
  • Sport

    Ishi i Ballkanit, Edvin Kuç i jep fitoren Malit të Zi në sekondat e fundit

    FrontOnline
    26 Mars 2025

    Edvin Kuç ka vazhduar me paraqitje të mira te Mali i Zi, ku ka shënuar gol në minutën e fundit për t’i dhënë fitoren ndaj Ishujve Faroe.

    Kjo ndeshje e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Botërorit 2026 dukej e lehtë në letër për malaziasit, por mysafirët arritën të rezistonin deri në minutën e 96-të.

    Ish-mesfushori i Ballkanit, që tash luan te Neftchi Baku, Kuç, realizoi gol të bukur për rezultatin përfundimtar 1-0.

    31-vjeçari u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë, por i mjaftoi për të lënë gjurmë.

    Mali i Zi në Grupin L ka 6 pikë në vendin e dytë, aq sa ka edhe Çekia pas dy ndeshjeve. Ishujt Faroe e Gjibraltari janë pa pikë. Ndërsa Kroacia nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje, pasi ishte në garë në Ligën e Kombeve.

    Nga Rubrika
    Sport30 Mars 2025
    Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit. Ademi tha...
    Sport29 Mars 2025
    Real Madrid ka arritur një fitore dramatike ndaj Leganes me rezultat 3-2, në ndeshjen e vlefshme për Javën e njëzet e nëntë...
    Sport29 Mars 2025
    Lorent Murati ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar para pak minutash në Vjenë të Austrisë. Boksieri shqiptar arriti fitore kundër Radomir...
    Të tjera
    Lajme30 Mars 2025
    Një person është arrestuar pasi dyshohet për falsifikim të dokumenteve dhe krim të organizuar në Prishtinë, të shtunën. Në raportin 24-orësh të...
    Lajme30 Mars 2025
    Janë arrestuar gjashtë persona në Gjakovë pasi të njëjtit dyshohet se janë rrahur mes vete. Dy viktima meshkuj kosovarë që ishin therur...
    Bota/Rajoni30 Mars 2025
    Një aeroplan i vogël ka shpërthyer dhe është rrëzuar në një shtëpi në Brooklyn Park, Minesota, të shtunën pasdite, duke shkaktuar tragjedi...
    Bota/Rajoni30 Mars 2025
    Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, hoxhë Bujar Spahiu ka uruar sot përmes një videomesazhi të gjithë besimtarët myslimanë dhe shqiptarët kudo...
    Bota/Rajoni30 Mars 2025
    Besimtarët myslimanë në botë dhe Shqipëri kremtojnë festën e Fitër Bajramit. Falja e Namazit në Tiranë është bërë në sheshin “Skënderbej”. Mijëra...
    Lajme30 Mars 2025
    Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava në manifestimin qendror për festën e Fitër Bajramit në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, foli edhe te...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.