Banorët e Big Brother VIP Kosova kanë zhvilluar një lojë ku u janë përgjigjur disa pyetjeve personale.
Në mes tyre edhe Xhuli Nura, e cila ka treguar për fillimit e saj të karrierës si modele dhe Miss.
Xhuli tha se kontaktin e parë me fotografinë dhe punën si modele e kishte në moshën gjashtë vjeçe.
“Kam qenë shumë e vogël ndoshta gjashtë vjeçe. Kur bënim fotot e shkollës, ishim plot 1200 nxënës në Finlandë do të thotë. Unë isha me flok kaçurrela dhe pak më unike, më ndryshe se të tjerët. Dhe fotografi personal më dha një letër për t’ia përcjellë prindërve të mi, ku thuhej se më donte për bashkëpunim për një revistë dhe në reklama për rroba”, ka thënë ajo ndër tjera.
Tutje, Xhuli tha modelimin e ktheu në profesion si 12-vjeçare teksa atë si Miss në moshën 15 vjeçe.
“Por për herë të parë kur kam marr kurs për modele kam qenë 12 vjeçe dhe një fotograf i famshëm atje me tha a je e interesuar për photoshop sepse je ndryshe për tregun tonë dhe unë shkova po iu tregu prindërve, ndërsa për Miss kam marr pjesë në moshën 15-vjeçare”, u shpreh Xhuli.
Ndryshe, kujtojmë që BBVK është drejtë finales dhe kanë mbetur më pak se dy javë deri në përfundimin e tij.