Ish-zv/ministri i Jashtëm, Emanuel Demaj ka kritikuar Qeverinë ‘Kurti’ për organizimin e tubimeve në diasporë nga ana e përfaqësive diplomatike.
Demaj për “Front Online” i ka quajtur fushatë elektorale veprimet e “Vetëvendosjes’.
“Kjo është një fushatë elektorale që po e përdorin diasporën dhe me i njoftuar e motivuar personat atje si si do të veprojnë”, u shpreh Demaj.
Demaj tha se në të kaluarën Ambasadat nuk janë involvuar në fushata elektorale të partive politike.
“Në të kaluarën nuk janë involvuar asnjëherë në këtë formë kanë qenë të rezervuara sidomos në kohën e zgjedhjeve ka pas takime por jo tubime si tash”, thotë Demaj.
Tutje, Demaj thotë se Ministria e Jashtme duhet të lobojë për njohje e jo të bëjë fushatë në diasporë.
Ai ka kritikuar punën e ministres Gërvalla, duke thënë se s’ka pasur asnjë rezultat konkret për shtetin e Kosovës.
“Ministria ka më shumë nevojë të lobojë për njohje e për organizata ndërkombëtare se sa të merret me fushatë elektorale në diasporë siç po ndodh tani. Gërvalla ka pasur deklarata se ku ishte dhe më kë u takuar por rezultate s’ka pasur”, deklaroi Demaj për “Front Online”.