×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish zv/ministri i Brendshëm: Beogradi do ta përdorë situatën në veri në aspektin diplomatik, sulme s’mund të ketë

    FrontOnline
    30 Prill 2024

    Janë bërë një vit që kryetarët e Zveçanit dhe Zubin Potokut detyrën e tyre e kanë kryer në zyrat alternativa në fshatrat Çabër e Lipë.

    Tashmë pas bojkotit të qytetarëve serb për votimin për shkarkimin e kryetarëve shqiptar u është hap rruga që ta ushtrojnë detyrën nga zyrat në komunat përkatëse.

    Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri më 26 prill ka mbajtur në objektin komunal një seancë urgjente lidhur me themelimin e Komisionit për pranimin e objektit.

    Ndërsa, kryetari i Zveçanit, Ilir Peci e ka nisur të hënën punën në objektin e komunës.

    Një vit më parë kryetarët e dy komunave kanë hyrë në objektet komunale nën mbrojtën e Policisë, ndërsa pak ditë më vonë u është pamundësuar hyrja nga protestuesit serb.

    Se a mund të përsëritët situata e 26 majit nga bandat kriminale serbe tek komunat e Zveçanit dhe Zubin Potokut, për Front Online ka folur ish-ministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha.

    Hoxha shprehët optimist se s’do të ketë sulme nga serbët në veri pas vendosjes së kryetarëve shqiptar në komuna.

    Ai deklaroi se nuk pritët tension i situatës pasi ata e bojkotuan shkarkimin e kryetarëve dhe zgjedhje nuk mund të ketë.

    “Sulme pas vendosjes së kryetarëve në objektet komunale nuk do të ketë sepse ata vullnetarisht tashmë kanë pranuar se tashmë as nuk mund të ketë iniciativë për shkarkim e as zgjedhje të jashtëzakonshme sepse mandatin i rregullt brenda një viti përfundon dhe ata do ta ushtrojnë mandatin e tyre deri në fund nëse nuk dakordohën për dorëheqje vullnetare”, u shpreh Hoxha për Front Online.

    Ish-ministri Hoxha thotë se bojkotin për shkarkimin e kryetarëve verior pala serbe do ta përdor në aspektin diplomatik.

    “Tash është një situatë tjetër dhe pas sabotimit me direktivat e Beogradit për referendumin e shkarkimin e kryetarëve verior ata e kanë menduar mirë këtë situatë pala serbe dhe do të mundohen që ta përdorin në aspektin diplomatik”, përfundoi Hoxha për Front Online.

    Protesta para komunës së Zveçanit kishte eskaluar në dhunë, duke lënë të plagosur dhjetëra ushtarë të KFOR-it. Kryetarët e Zveçanit dhe Zubin Potokut kishin ushtruar detyrën nga zyrat alternative në fshatra.

    Apliko online për kredi në IBAS, përfito subvencionim nga Qeveria
    Nga Rubrika
    Lajme17 Maj 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka kritikuar Qeverinë e Kosovës pasi Kosova nuk hyri në agjendën...
    Lajme17 Maj 2024
    Të hënën, më 20 maj, do të bëhet ceremonia e përurimit të renovimeve në Klinikën e Onkologjisë. Në këtë ceremoni, do të...
    Lajme17 Maj 2024
    Ish-emisari i Presidentit të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar pasi Kosova ka dështuar të anëtarësohet sot në Këshill të...
    Të tjera
    Lajme17 Maj 2024
    Të hënën, më 20 maj, do të bëhet ceremonia e përurimit të renovimeve në Klinikën e Onkologjisë. Në këtë ceremoni, do të...
    Lajme17 Maj 2024
    Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, e ka uruar Norvegjinë me rastin e Ditës së Kushtetutës, e cila atje festohet si ditë kombëtare....
    Lajme17 Maj 2024
    Katër persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në fshatin Raushiq...
    Lajme17 Maj 2024
    Kosova nuk ishte pjesë e agjendës takimit të ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës. Anton Berisha, ish-zv.ministri i Jashtëm i Kosovës...
    Lajme17 Maj 2024
    Kryesuesja e deritanishme e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, Dominique Hasler, tha se ky komitet po shqyrton se si të...
    Lajme17 Maj 2024
    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike. Rama ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.