Në komisioni hetimorë për privatizim ka raportuar Naser Osmani, ish- Zëvendëskryesues i AKP-së.
Anëtari i komisionit për privatizim Bekë Berisha kërkoi nga Naser Osmani të konstatoj nëse procesi i privatizimit mund të quhet i dështuar apo ka arritur objektivat e tij.
“A mendon që agjensioni ka dështuar, apo është arrit diçka”, ka thënë ai.
Osmani tha se ai nuk është pajtuar me politikat e privatizimit por që çmimin shitjes nuk ka qenë i rëndësishëm.
“Nuk jam pajtuar me politikat me format e privatizimit, nuk ka qenë shumë i rëndësishëm çmimi, pasi pas luftës kapitali tek bizneset tona ka qenë kapital i vogël”, tha Osmani.
Osmani më tutje u arsyetua se ka qenë situata ekonomike e dobët e atillë e bizneseve dhe çmimi për të nuk ka qenë me rëndësi por transparenca.
“Për mua nuk ka qenë me rëndësi çmimi i shitjes por transparenca, çdo shitje është bërë në formë të hapu”, ka thënë ai.
S’ka rëndësi është shitur 5 euro, ne kemi shitur edhe mbi 1 mijë euro ari”, ka thënë ai.
Beka e pyeti Osmanin për shitjen e tokave në Kosovë, me çmim prej 1 euro ari.
Osmani tha se kjo ka ndodhur në raste kur është përsëritur shitja pasi nuk ka pasur ofertues.
“Çmimi e ka përcaktuar oferta, jam përsëritur deri 4 here për shkak se s’ka pasur ofertues, por çmimi ka qenë sipas tregut”
Anëtari i komisionit Gazmend Bytyqi e pyeti Osmanin nëse në kohën sa ka qenë zv-kryesues në AKP ka pasur presione nga partitë politike e konkretisht nga PDK-ja.
Osmani e mohoi se ka pasur presione për punën e tij në AKP.
“Askush nuk më ka thirr as prej kryetarit tim Isma Mustafa për ndonjë çështje të AKP-së, asnjëherë”, tha Osmani.