Ish-zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Arbër Grabovci e ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me investiemt në stadiumin “Shahin Haxhiislami” në Pejë.
Në rrjetin social “Facebook”, Grabovci ka shkruar mes tjerash: “Ku mbetën 500 mijë euro për stadiumin në Pejë”, shkruan FrontOnline.
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=2906848956302505&id=100009322877557&__cft__[0]=AZXY72U07hC34eq5crv_SyGi6TLH01ez_tSMyiNeptxSSmP9EH0XEo73YaaRdmknHhpVIcpLRC8ZZq4JQcs3zA53nBTjCUeFc6-q7emWfx9rv0AVJIJ0B36tWaHvm6ziDeI&__tn__=%2CO%2CP-R
Postimi i plotë i Grabovcit në rrjetet sociale:
“Ku mbetën rreth 500 mijë euro për Stadiumin ,,Shahin Haxhiislami” në Pejë
Në vitin 2017, me një solemnitet plotë pompozitet u filluan punimet në ndërtimin e tribunës perëndimore të Stadiumit ,,Shahin Haxhiislami”. Kontrata ishte në vlerë prej 687,308 € dhe punimet duhet të kryheshin për 36 muaj. Pas 5 vitesh gjendja e Stadiumit ka mbetur një gërmadhë, siç shihet edhe në foto.
Përveç që nuk u mbajtë premtimi pyetja që don gjithsesi përgjigje është KU mbetën 445,969€ të dhëna operatorit dhe PSE ju dhanë kur punimet nuk u kryen?
Punimet janë bërë vetëm nëntokë e pagesa i është bërë në vlerë prej 65% të kontratës.
Nëse jo Komuna e Pejës dhe Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit përgjigjen duhet ta gjejnë Policia dhe Prokuroria.
Vitin e kaluar perseri u promovuan fillimet e punimeve në Stadiumin ,,Shahin Haxhiislami” nga Ministria dhe Komuna ku theksuan se do të investohet 9 milion euro, por 500 mijë euro të ndara vitin e kaluar nuk u shpenzuan fare ndërsa që për vitin 2021 në buxhet nuk u nda asnjë cent. Stadiumi mbeti gërmadhë ndërsa 445,969 € u dhanë. A mund të quhet kjo qeverisje e mirë?
Këtë çështje të ndijshme disa herë e kam ngritë edhe në Asamble dhe nuk do të ndalëm deri në zgjidhjen e problemit dhe ndeshkimin e fajtorëve që sollën stadiumin në këtë gjendje të mjerueshme dhe parat i dhanë pa kryer punimet“./FrontOnline/