Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Taulant Kryeziu pritet t’i bashkohet listës së deputetëve të Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së, pas konfirmimit të aktakuzës për ish-shefin e grupit parlamentar të kësaj partie, Rexhep Selimit.
Sipas rregullores së KQZ-së, një deputet që largohet nga pozita e tij për aryse të ndryshme, pasohet nga një kandidat që ka më së shumti vota, por që sipas gjinisë së njëjtë.
Sipas kësaj rregulloreje, Taulant Kryeziu, i cili në listën e KQZ-së i ka 6 mijë e 968 vota, do ta zëvendësojë Selimin në Kuvendin e Kosovës.
Ndërkaq, Fadil Nura që ka garuar me listën e PDK-së, ka arritur t’i mbledhë plot 8,959 vota në zgjedhjet e tetë nëntorit dhe i njëjti pritet ta zë ulësen e Kadri Veselit.
Gjatë ditës së sotme, Thaçi, Selimi e Veseli janë nisur për në Hagë, pasi ndaj tyre janë konfirmuar aktakuza nga Dhomat e Specializuara.