-->
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-zëvendësministri e vëllai i sulmuesit të Valon Sylës flet rreth rastit

    FrontOnline
    22 Dhjetor 2020

    Ish-zëvendësministri nga radhët e PDK’së, Bekim Jupa, është deklaruar për sulmin fizik ndaj gazetarit Valon Syla, të cilin dyshohet se e kreu vëllai i tij.

    “Unë isha në punë, nuk e kisha informatën më herët, tash po shkoj në shtëpi të bisedoj me ditë a është problemi i vëllait a qysh ka qenë. Unë e kisha telefonin e ndalur deri në 15:30 dhe s’kam pasur qasje në telefon”, ka thënë Jupa për Indeksonline.

    Bashkim Jupa me prejardhje nga Gjakova por me vendbanim në Zvicër, dyshohet është personi që sulmoi sot në Prishtinë gazetarin Valon Syla.

    Akoma nuk dihen shkaqet e sulmit, megjithatë ndaj gazetarit Syla ka pasur shumë reagime për shkak të opinioneve të tij për diasporën, të shprehura në profilin e tij në Facebook.

    Sulmin ndaj gazetarit është cilësuar nga AGK’ja si sulm ndaj fjalës së lirë. Gjatë ditës ka pasur edhe shumë reagime të tjera, në përkrahje të gazetarit.

    Syla sapo ka thënë se sulmuesi i tij është arrestuar dhe po shoqërohet në stacion të policisë.

    “I falënderoj policinë dhe të gjithë që reaguan në mbrojtjen time. Personi i dyshuar është rrugës për në polici. Unë jam mirë dhe së shpejti nesër do të jem në një debat televiziv”, tha Syla.

    Nga Rubrika
    Kronika14 Gusht 2025
    Në dy raste të ndara në Ferizaj, policia ka ndërhyrë dhe ka sekuestruar dy armë zjarri. Përmes njoftimit për media, thuhet se...
    Lajme14 Gusht 2025
    Të mërkurën në mesnatë është përmbyllur afati për aplikim të subjekteve politike dhe për dorëzimin e listës me emrat e kanidatëve që...
    Lajme14 Gusht 2025
    Kenan Gashi, përfaqësues i shoqërisë civile, në një prononcim për FrontOnline ka reaguar ndaj shpenzimeve të Presidencës, Kuvendit dhe disa ministrive për...
    Të tjera
    Lajme14 Gusht 2025
    Përpos shtatë Ministrive të Qeverisë në detyrë që kanë shpenzuar mbi 1.3 milionë euro në blerjen e veturave zyrtare, avazin të tillë...
    Lajme14 Gusht 2025
    I dyshuari për krime lufte në Burim të Malishevës, arrin në gjykatë Ramadan Morina, i dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile,...
    Lajme14 Gusht 2025
    Fatmir Limaj, lider i Nismës Socialdemokrate, ka deklaruar në Debat Plus se Gjykata Kushtetuese kishte rrugë të qartë për të vendosur mbi...
    Lajme14 Gusht 2025
    Nga rasti tragjik me tri viktima ka ndodhur të dielën në Gjilan. Aty ka mbetur i plagosur rëndë edhe Bujar Hoxha. I dyshuari...
    Hulumtime14 Gusht 2025
    Më shumë se 1.3 milionë euro kanë shpenzuar vetëm disa Ministri të Qeverisë “Kurti” për blerjen e veturave zyrtare gjatë periudhës gjashtë...
    Bota/Rajoni14 Gusht 2025
    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kërcënoi me “pasoja të rënda” nëse Vladimir Putin i Rusisë nuk pranon paqen në Ukrainë, por tha...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.