Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ish-anëtarja e Partisë Socialdemokrate, Aida Dërguti, ka reaguar ndaj kryetarit të VV-së, Albin Kurti i cili sot deklaroi se ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, që janë të akuzuarit e Gjykatës Speciale, shteti duhet të iu organizojë një mbrojtje.
Për këtë deklaratë të tij, sipas Dërgutit, Albin Kurti ka ndërruar fjalët e tij. Përmes një postimi në Facebook, Dërguti e ka thumbuar Kurtin me disa vargje të Fan Nolit.
“Dhe Feridi faqe ndron, Die shante, sot lëvdon, Fryn bulçit’ e trumbeton, Që Katrani zbardhëllon”, ka shkruar ajo.
Ndryshe prej reagimeve të mëparshme, kur kishte përmendur vetëm Jakup Kransiqin dhe Rexhep Selimi, lideri i VV’së sot doli në përkrahje të plotë edhe ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. Për këtë dy dhe të tjerët, Albin Kurti tha se kanë bërë luftë të drejtë dhe nuk janë pjesë e ndërmarrjes së përbashkët kriminale siç i cilëson aktuakza e Gjykatës Speciale.