Ish-zëdhënësi i Osama bin Laden në Londër është liruar nga burgu në SHBA për t’u kthyer në Britani pasi ai ishte në rrezik të lartë nga Coronavirus për shkak të mbipeshes së tij.
Adel Abdel Bary, 60 vjeç, u burgos për shkak të sulmeve shkatërruese të vitit 1998 ndaj ambasadave të SH.B.A.-së në Kenia dhe Tanzani që vranë 224 njerëz.
Ai u arrestua dhe u ekstradua në Amerikë ku bëri një marrëveshje për pranimin e fajësisë që përfundoi me dënimin e tij me 25 vjet pas hekurave në 2015.
Bary u akuzua për 285 vepra penale, duke përfshirë kërcënimin për të vrarë me anë të eksplozivit dhe komplotit për të vrarë qytetarë të SHBA jashtë vendit.
Ai është babai i xhihadistit të ISIS Abdel-Majed Abdel, i cili u arrestua në Spanjë pasi udhëtoi për në Siri ku pozoi me kokën e prerë të një ushtari të regjimit të Asadit.