×
  • Sport
  • Sport

    Ish-ylli i Realit e kritikon ashpër Premierligën, derisa bën një krahasim interesant për Arsenalin

    FrontOnline
    29 Prill 2025

    Një ish-yll i Real Madridit ka bërë një koment të ashpër ndaj Arsenalit përpara përballjes së tyre në Ligën e Kampionëve kundër Paris Saint-Germain.

    Arsenali rifillon fushatën e tij në Ligën e Kampionëve kundër PSG-së, pasi eliminoi Real Madridin në raundin e mëparshëm.

    “Topçinjtë” mposhtën kampionët në fuqi me rezultat të përgjithshëm 5-1 pas fitores në të dyja ndeshjet.

    Ndërkohë, PSG mposhti Aston Villën e Unai Emeryt me rezultat të përgjithshëm 5-4 për të siguruar një vend në gjysmëfinale.

    Arsenali do të presë PSG-në në “Emirates” në ndeshjen e parë, përpara se të udhëtojë drejt Parisit për sfidën e kthimit.

    Përpara përballjes së sontme në Londër, Rafael van der Vaart ka kritikuar ashpër Arsenalin dhe ka sulmuar edhe Premier Leaguen në të njëjtën kohë.

    Ai vuri në dyshim cilësinë e elitës angleze dhe deklaroi se “shumica e lojtarëve janë budallenj” në Premier League.

    “Premier League nuk është ndonjë gjë e madhe, shumica e lojtarëve atje janë budallenj. Por për shkak se tifozët janë shumë afër fushës, njerëzit që e shikojnë nga shtëpia krijojnë idenë se është një kampionat me ritëm të lartë,” tha ai. “Por besomëni, nga ana futbollistike, Premier League nuk është ndonjë gjë.”

    Për Arsenalin, Van der Vaart shtoi: “Arsenali nuk mund të luftojë për Premier Leaguen. Për mua janë si AZ Alkmaari i Premier Leagues. Ekip argëtues, me të rinj të mirë, por kaq.”

    Van der Vaart kaloi dy sezone te Real Madridi përpara se të nënshkruante për rivalët e Arsenalit, Tottenhamin, ku qëndroi dy sezone – duke shënuar 28 gola në 77 paraqitje.

    Holandezi nuk arriti të fitonte ndonjë trofe të madh me Realin dhe po ashtu nuk fitoi asgjë me Tottenhamin.

    Arsenali, që kurrë nuk ka fituar Ligën e Kampionëve, nuk ka arritur në gjysmëfinale që nga viti 2009, kur u eliminuan me rezultat të përgjithshëm 4-1 nga Manchester United.

    Duke folur në konferencën për shtyp para ndeshjes, Mikel Arteta tha:
    “E ndjen [peshën e historisë].

    “Sidomos sepse kemi shumë njerëz që kanë punuar në këtë klub për shumë vite dhe nuk kanë qenë kurrë në këtë pozicion. Kjo të tregon sa unik dhe i bukur është ky moment.

    “Po shkruajmë histori. Është një rrëfim i bukur tani – por duam shumë më tepër.”

    Nga Rubrika
    Sport28 Maj 2025
    Ka përfunduar pa gola ndeshja miqësore mes Kosovës U21 dhe Maqedonisë së Veriut U21. “Dardanët” pavarësisht që patën paraqitje më të mirë...
    Sport28 Maj 2025
    Jose Mourinho ka bërë shaka duke thënë se ishte “i shqetësuar” se mos Interi do të fitonte tripletën në sezonin 2024-25 dhe...
    Sport28 Maj 2025
    Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, e ka pritur të mërkurën në kabinetin e tij kapitenin e Kombëtares Shqiptare në futboll,...
    Të tjera
    Lajme28 Maj 2025
    Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim e ka gjetur personin që ishte zhdukur dhe lënduar, në zonën Prizren, Prevallë, Shtërpcë.  Ekipet e...
    Lajme28 Maj 2025
    Edhe ish-udhëheqësi i OVL-UÇK, Faton Klinaku ka reaaguar pas deklaratës së kryetarës së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova rreth protestës së organizuar nga...
    Bota/Rajoni28 Maj 2025
    Qeveria e Shqipërisë ka miratuar vendimin që i hap rrugën rikthimit në shërbimin aktiv ushtarakëve në rezervë. Ky vendim, i propozuar nga...
    Lajme28 Maj 2025
    Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë reaguar ndaj një deklarate të fundit të bërë nga kryetarja e...
    Bota/Rajoni28 Maj 2025
    Një akullnajë masive është shembur në Zvicrën jugore, duke shkatërruar pjesërisht fshatin e vogël Blatten, i cili ishte evakuuar kohët e fundit për...
    Sport28 Maj 2025
    Jose Mourinho ka bërë shaka duke thënë se ishte “i shqetësuar” se mos Interi do të fitonte tripletën në sezonin 2024-25 dhe...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.