×
  • Sport
  • Sport

    Ish-ylli i Interit paralajmëron se dëshiron t’i bashkohet luftës në Iran

    FrontOnline
    03 Mars 2026

    Mehdi Taremi, ylli i kombëtares së Iranit që aktivizohet me Olympiacosin në Greqi, ka informuar drejtuesit e klubit se dëshiron të rikthehet në vendin e tij pas sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, për t’u përfshirë në strukturat drejtuese ushtarake, për t’u armatosur dhe për të mbrojtur vendin.

    “Sulmuesi 33-vjeçar u ka paraqitur kërkesën zyrtarëve të klubit, duke deklaruar se dëshiron t’i bashkohet drejtimit dhe komandës ushtarake për të kontribuar në mbrojtjen e Iranit”, raporton “Haberler”.

    Vendimi i tij, ndërkohë që ishte duke performuar mirë në Superligën greke me Olympiacos, ka shkaktuar reagime të shumta në komunitetin e futbollit.

    Sipas raportimeve në mediat iraniane, drejtues të Federatës iraniane po bëjnë përpjekje intensive për ta bindur lojtarin të qëndrojë në Greqi dhe të vazhdojë karrierën, por thuhet se Taremi mbetet i vendosur, thuhet më tutje në raportim.

    33-vjeçari mësohet t’u ketë thënë personave të afërt: “Ky është momenti kur vendi im ka më shumë nevojë për mua. Populli dhe atdheu im janë në rrezik, dhe unë duhet të jem atje,” duke theksuar vendosmërinë për t’iu bashkuar ushtrisë, përcjell “Gazeta Express”.

    Gjatë sezoneve të fundit, Taremi ka veshur edhe fanellat e Interit dhe Portos, duke fituar njohje ndërkombëtare falë golave dhe paraqitjeve të tij.

    Nga Rubrika
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-diplomati Avni Arifi, ka komentuar orët e mbetura për çështjen e kandidimit të presidentit dhe ngërçin politik rreth këtij procesi. Sipas tij,...
    Kronika03 Mars 2026
    Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij mesditën e së hënës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë...
    Kronika03 Mars 2026
    Një burrë ka vdekur në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës. I njëjti kishte qenë duke u trajtuar aty për shkak të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Emiratet e Bashkuara Arabe kanë rifilluar një numër të kufizuar fluturimesh, ndërsa kaosi në trafikun ajror vazhdon në mbarë rajonin për shkak...
    Kronika03 Mars 2026
    Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij mesditën e së hënës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë...
    Ekonomi03 Mars 2026
    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se në këtë mandat qeverisës, minierat do të jenë prioritet. Ajo ka thënë se për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Për herë të parë, një lëndë për pasivimin e adresave të shqiptarëve që jetojnë në Serbi është regjistruar në Strasburg. Bëhet fjalë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Charles Kupchan, ish-këshilltar për politikën e jashtme në administratat e Bill Clinton dhe Barack Obama, i ftuar në A2 CNN, komentoi rrezikun...
    Lajme03 Mars 2026
    Edhe dy ditë përfundon afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri, ndërkohë që partitë politike parlamentare ende nuk kanë një marrëveshje...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.