Ish ushtari i UÇK-së, Dedë Abazi, i cili i takon besimit katolik, me të lexuar aktakuzat e Prokurorisë Speciale, ku thuhet se “janë vrarë katolikë”, ka reaguar menjëherë duke thënë se në Kosovë nuk ka pasur luft fetare.
Abazi ka thënë se ai, së bashku me shumë shqiptarë të tjerë të besimit katolik ishin pjesë e pandashme e luftës për liri. Me këtë rast, ai ka bërë thirrje që të mos fyhet lufta e shenjtë e UÇK-së me aktakuza të tilla qesharake.
Postimi i plotë:
I nderuari Prokuror, mos e fyni luften tonë, popullin dhe dashurinë tonë, harmoninë dhe traditen tonë të lashtë dhe të shenjt, mos më fyj mua sepse – unë jam një shqiptar – për nga besimi i takoj komunitetit katolik, por une Deda dhe shumë Deda dhe Antona … ishim gjymtyrë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. E jo qysh e paske futë elementin e luftes fetare!!
Ti ndoshta je sherbye me rrena nga ndonjë shpiun serbie, por po deshmon se qenke një prokuror jo profesional, dhe as që paske njohuri. Po e poshtron luften tonë që e zhvilluam për liri, popullin dhe historinë tonë me atë propozim të aktakuzes ndaj pjesëtarëve të shtabit të pergjithshëm të UÇK, ku katolikët, i paske cilesu si kundershtar të UÇK-së, kinse në luften tonë çlirimtate – qenkan vra njerëz veç pse janë katolikë. TURP.