Ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka njoftuar se ka marrë ftesë nga Specialja.
Naim Kadolli, në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se do të paraqitet në Hagë më 12 dhjetor në orën 10:00.
Kadolli ka luftuar në zonën e Pashtrikut në brigadën 123 në Budakovë.
‘’Ftesën e kam marrë sot para 3-4 orësh, do të thotë në Ditën e Flamurit. Në shtëpi ma kanë sjellë ftesën një hetues çek dhe një austriak. Më 12 dhejtor duhet të jem në ora 10.00 në Hagë. Jam i ftuar në cilësinë e të dyshuarit, si dëshmitar i dyshuar. Letra ishte në versionin shqip dhe anglisht. Vetëm kaq di’’, tha Kadolli.