Gjatë një tubimi të PDK-së në Gjakovë, ish-ushtari i batalionit Atlantiku, Muhamed Kuka, i cili shfaqet në çdo tubim publik me uniformë dhe flamur të UÇK-së, e ka pritur në mënyrë të veçantë, kandidatin e PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhajn.
Në një video të publikuar ish-ushtari i UÇK-së dëgjohet duke i përmendur liderët e UÇK-së dhe PDK-së, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin. Ai i thotë Hoxhajt se e tërë Kosova është me të.
“Mirë se na erdhe kryeministër i ardhshëm. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, UÇK, PDK. Jemi në Gjakovë të kuqe, krejt Kosova o me ty.”, thotë ai.