Trajneri i vitit në Gjeorgji është shpallur Muhamed Thaqi.
Skuadra e Thaçit, Dinamo Tbilisi e mbylli edicionin në vendin e tretë në kuadër të kampionatit elitar gjeorgjian, shkruan FrontOnline.
Suksesi i trajnerit shqiptar është “shpërblyer”, derisa ai është shpallur trajneri i vitit nga “EuroBasket”.
Ish-basketbollisti i shumë skuadrave edhe në Kosovë, Muhamed Thaçi, përmes një postimi në “Facebook” ka falënderuar Zotin për këtë arritje.
“Faleminderit o Zot. Trener i vitit”, ka shkruar ai./FrontOnline/