Lutfi Bilalli nuk ka të ndalur. Futbollisti shqiptar e ka shënuar golin e radhës për skuadrën e tij, Partizan Bardojev në futbollin sllovak.
Ish-anëtari i Arbërisë së Dobrajës kështu e ka gjetur golin e gjashtë që prej transferimit në Sllovaki në afatin kalimtar dimëror, shkruan FrontOnline.
29-vjeçari së fundmi shënoi një gol në barazimin 2:2 përballë Dubnicës.
Ai e gjeti golin në minutën e 71-të të ndeshjes.
Ndryshe, me Arbërinë, në stinorin vjeshtor Bilalli shënoi vetëm tre gola./FrontOnline/