×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-studenti i UP-së pranohet si asistent mësimor dhe hulumtues shkencor në një nga universitetet më prestigjioze në botë

    FrontOnline
    15 Shtator 2024

    Studenti i Universitetit të Prishtinës, Lir Hoxhaj, i cili ka studiuar në Fakultetin Ekonomik dhe i cili ka qenë një njër studentët më të dalluar të UP-së, ka arritur të pranohet në një nga universitetet më prestigjoze në botë, Imperial College London, pas perfundimit studimeve master në Universitetin e Bristolit.

    Lir Hoxhaj, në LinkedIn ka treguar se ka arritur me sukses të pranohet si hulumtues shkencor dhe asistent mësimor në Imperial College Bussiness School, që është pjesë e Imperial College në Londër të Britanisë së Madhe.

    “Jam i lumtur të ndaj me ju që po filloj një pozicion të ri si Kërkues Shkencor dhe Asistent Mësimor në Shkollën e Biznesit të Kolegjit Imperial!”, ka shkruar Lir Hoxhaj në Linkedin.

    Në renditjen nga te World University Rankings, sipas Times Higher Education World University Rankings për 2024, Imperial College London është i treti në Britani të Madhe dhe i teti në botë!

    Për sukseset e Lir Hoxhajt, vitin e kaluar ka shkruar edhe Rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi.

    “Rektori Qerimi e nisi javën me një takim spontan, e të këndshëm. Lir Hoxhaj, student i dalluar i Fakultetit Ekonomik, pranoi diplomën me notë mesatare 10.00, nga Rektori. Ata shfrytëzuan rastin që të bëjnë edhe një selfie e të diskutojnë për të ardhmen e Lirit, i cili po bëhet gati që studimet e tij t’i vazhdoj në Angli”, thuhej në njoftimin e UP-së, kur Lir Hoxhaj mori diplomën nga Rektori.

    Petrol Company zbret çmimet në Ditën e Verës: Benzinë 1.70 euro dhe Diesel 1.85 Euro për litër
    Nga Rubrika
    Lajme15 Shtator 2024
    Kryetari i Degës së LDK-së në Vushtrri, Xhafer Tahiri, ka mbledhur edhe sot strukturat partiake në këtë qytet. Ai përmes një postimi...
    Lajme15 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është krenar që udhëheq vendin më demokratik në rajon. Të paktën, kështu ka shkruar ai në X,...
    Lajme15 Shtator 2024
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka deklaruar se “aleancat e forta e mbrojnë demokracinë”. Këtë deklaratë Osmani, e dha në Ditën Ndërkombëtare...
    Të tjera
    Lajme15 Shtator 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar Betejën e Kaqanollit në 26-vjetorin e saj. "26 vjet më parë,...
    Lajme15 Shtator 2024
    Në Shtime, është raportuar se gjatë një ahengu familjar ka pasur të shtëna me armë zjarri. Kështu ka bërë të ditur Policia...
    Lajme15 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka shkuar në vizitë familjes së të ndjerit, Adem Mikullovci. Sot janë bërë katër vjet që...
    Lajme15 Shtator 2024
    Një veturë ka rënë sot në gropën ku po zhvillohen punimet në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë. Lidhur me rastin janë...
    Lajme15 Shtator 2024
    Kanë mbetur edhe 15 ditë afat, për aplikimin të subvencioneve të instalimit të sistemeve diellore për familje apo biznes. Kështu ka njoftuar...
    Lajme15 Shtator 2024
    Deputeti Avdullah Hoti ka njoftuar se Kryesia e Degës së LDK-së në Rahovec ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e 9 shkurtit. Ai...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.