×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-shefi i kabinetit të Gazmend Muhaxherit dhe 4 të tjerë dënohen me burg

    FrontOnline
    01 Mars 2021

    Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, ka shpallë aktgjykim dënues ndaj ish-shefit të kabinetit të Gazmend Muhaxherit dhe katër personave të tjerë.

    Ish-shefi i kabinetit të Muhaxherit u dënua për veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar.

    Të njëjtit, dënimi me gjashtë muaj burgim i është zëvendësuar me 7 mijë euro gjobë.

    Më poshtë komunikata e plotë:

    I pandehuri D.SH, me datë 19.09.2017, si person zyrtar, në pozitën e shefit të kabinetit të Kryetarit të Kuvendit Komunal në Pejë, me dashje i tejkalon kompetencat e veta, në atë mënyrë që ka nënshkruar raportin mbi pranimin e  mallit me titull “Blerja e  makinës për mirëmbajtjen e barit artificial për Qendrën Sportive në Pejë”, në vlerë prej 11.929.41 €, pa pas mandat dhe kompetencë në emër të organit mbikëqyrësi – menaxherit të projektit F.Z, e i cili me vendim të Kryetarit të K.K në Pejë, ka qenë i emëruar si menaxher i projektit për tenderin e lartcekur , në atë mënyrë që i pandehuri, pa pasur ndonjë vendim apo mandat nga K.K. Pejë dhe kompetenca që të nënshkruaj në emër të personit tjetër, në raportin mbi pranimin e mallit, ka nënshkruar pranimin e makinës, e të cilin pranim ka refuzuar ta nënshkruaj menaxheri i projektit F.Z, edhe pse ka qenë në dijeni se makina që është sjellë nga operatori ekonomik, nuk është sipas projektit të kërkesës, sipas paramasave dhe specifikave të përcaktuar në tender, si në para, ngase makina e sjell nga operatori ekonomik është në vlerë prej 2000 €, ashtu edhe në parallogaritë dhe specifikat e tenderit dhe me këtë veprim ka dëmtuar buxhetin e Komunës për shumën prej 9.929.41 € duke i mundësuar njëkohësisht përfitim operatorit ekonomik, këtu të pandehurit I.K, dobi në shumë prej 9.929.41 €.

    Me këto veprime i pandehuri D.SH ka kryer vepër penale keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar nga neni 422 par.1 të KPRK-së.

    Të pandehurit G.L, R.Zh dhe G.SH, me datë 19.09.2017, si persona zyrtar pranë Kuvendit Komunal në Pejë, e në veti të anëtarëve të Komisionit mbi pranimin e mallit, me dashje nuk i përmbushin detyrat e tyre zyrtare, në atë mënyrë që me datën 19.09.2017, edhe pse  nuk kanë pasur një vendim në formë të shkruar se ata janë caktuar si anëtar të komisionit, kanë nënshkruar raportin mbi pranimin e mallit me titull kontrate “Blerja e  makinës për mirëmbajtjen e barit artificial për Qendrën Sportive në Pejë”, në vlerë prej 11.929.41 €, pa e kontrolluar fare se malli (furnizimi) i pranuar, a i plotëson kushte e specifikuara në specifikimin teknik e cila është pjesë përbërëse e kontratës, pa prezencën e menaxherit të projektit F.Z dhe pa prezencën e furnizuesit (operatorit fitues), nënshkruajnë pranimin e mallit – makinës, edhe pse kanë qenë në dijeni se ata duhet  bërë verifikimin se makina e sjell nga operatori ekonomik a është sipas paramasës, parallogarisë dhe specifikave të përcaktuara me kontratë, ashtu edhe në para në vlerë prej 2000 € dhe me veprimet e tyre, me këtë rast buxheti i K.K Pejë, është dëmtuar në shumën prej 9.929.41 €, gjersa operatori ekonomik, ka përfituar shumën prej 9.929.41 €.

    Me çka secili veç e veç kanë kryer vepër penale keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar nga neni 422 par. 1 të KPRK-së.

    I pandehuri I.K, si pronar i firmës G.C– SH.P.K , me anë të paraqitjes së rreme  të fakteve dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për veti, i ka shkaktuar dëm K.K Pejë, në vlerë prej 9.929.41€, në atë mënyrë që pasi ka fituar tenderin nga K.K Pejë, me titull kontrate “Blerja e makinës për mirëmbajtjen e barit artificial për Qendrën Sportive në Pejë”, në vlerë prej 11.929.41 €, i pandehuri nuk i përmbahet kushteve të tenderit, ku në shënimin e autoritetit kontraktues është paraparë se vendi i origjinës së makinës do të jetë Turqia dhe firma prodhuese e makinës U F si dhe specifikave të përcaktuara për atë makinë nga pika 1 deri në pikën 5, ku specifikohen në tërësi karakteristikat e makinës, ashtu që i pandehuri nuk e ka sjell makinën sipas kontratës së firmës U F por të firmës A, dhe jo të vendit të origjinës sipas kontratës – Turqia por, me vend origjine nga Sllovenia , e cila makinë e sjellë nga i pandehuri, është një makinë për prerje bari me çmim të tregut prej 2000 € dhe po ashtu nuk ka ofruar e as dorëzuar dëshmi për blerjen e makinës, faturë të blerjes dhe dëshmi për origjinën e mallit dhe me këtë veprim i ka shkaktuar dëm K.K. Pejë në shumë prej  9.929.41 €.

    Me këto veprime i pandehuri I.K ka kryer vepër penale  mashtrim nga neni 335 par.3. lidhur me par.1. të KPRK-së.

    Të pandehurit D.SH, gjykata i shqiptoj dënim me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muajve, e të cilin dënim do ta vuaj pasi që aktgjykimi të bëhet i plotfuqishëm.

    Konform nenit 47 të KPRK-së, gjykata të pandehurit, me pëlqimin e tij, dënimin me burg ia zëvendëson me dënim me gjobë në shumë prej shtatë mijë (7000) €, e të cilin dënim me gjobë, i pandehuri është i obliguar që ta paguaj në afat prej tre (3) muajve pasi që aktgjykimi të bëhet i plotfuqishëm, e po qe se nuk e paguan dënimin me gjobë në afatin e caktuat, dënimi me gjobë do t’i zëvendësohet me dënim me burg ku një ditë burgu do t’i  llogaritet në shumë prej njëzet (20) €.

    Të njëjtit iu shqiptua dënimi plotësues ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbim publik, në kohëzgjatje prej dy (2) vite pas  vuajtjes së  dënimit.

    I pandehuri u obliguar që në emër të shpenzimeve  të procedurës penale, gjykatës të ia paguaj shumën prej njëqind (100) €, në emër të shpenzimeve të paushallit gjyqësorë, shumën prej pesëdhjetë (50) € si dhe në emër të taksës për kompensimin e viktimave të krimit shumën prej pesëdhjetë (50) €, e të gjitha këto në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh pasi që aktgjykimi të bëhet i plotfuqishëm.

    Të pandehurve G.L, R.ZH dhe G.SH, secilit veç e veç gjykata  i shqiptoj dënim me kusht ashtu që ia përcaktoj dënimin me burg në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muajve e të cilin dënim me burg, të pandehurit nuk do ta vuajnë nëse në afat prej një (1) viti nuk kryejnë ndonjë vepër tjetër penale.

    Ndërsa, propozimi i prokurorit të shtetit, që të pandehurve secilit veç e veç t’iu shqiptohet dënimi plotësues, ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbim publike, u refuzua ngase të pandehurve i është shqiptuar dënim me kusht.

    Të pandehurit secili veç e veç u obliguan që në emër të shpenzimeve të procedurës penale, gjykatës t’ia paguajnë shumën prej njëqind (100) €, në emër të shpenzimeve të paushallit gjyqësorë, shumën prej pesëdhjetë (50) € si dhe në emër të taksës për kompensimin e viktimave të krimit shumën prej pesëdhjetë (50) €, e të gjitha këto në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh pasi që aktgjykimi të bëhet i plotfuqishëm.

    Të pandehurit I.K, gjykata i shqiptoj dënim me burg ashtu që ia përcaktoj dënimin me burg në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muajve, e të cilin dënim do ta vuaj pasi që aktgjykimi të bëhet i plotfuqishëm.

    Konform nenit 47 të KPRK-së, gjykata të pandehurit I.K, me pëlqimin e tij, dënimin me burg ia zëvendëson me dënim me gjobë në shumë prej pesëmijë (5000) €, e të cilin dënim me gjobë, i pandehuri është i obliguar që ta paguaj në afat prej tre (3) muajve pasi që aktgjykimi të bëhet i plotfuqishëm, e po që se nuk e paguan dënimin me gjobë në afatin e caktuat, dënimi me gjobë do t’i zëvendësohet me dënim me burg, ku një ditë burgu do t’i  llogaritet në shumë prej njëzet (20) €, si dhe dënim me gjobë ashtu që ia shqiptoj dënimin me gjobë në shumë prej dymijë (2000) €, të cilin dënim i pandehuri është i obliguar që ta paguaj në afat prej tre (3) muajve  pasi që aktgjykimi të bëhet i plotfuqishëm, e po që se nuk e paguan dënimin me gjobë  në afatin e caktuar, dënimi me gjobë do t’i zëvendësohet me dënim me burg, ku një ditë burgu do t’i llogaritet në shumë prej njëzet (20) € .

    Dënimi me gjobë i zëvendësuar në shumë prej pesëmijë (5000)  si dhe dënimi me gjobë në shumë prej dymijë (2000) € gjegjësisht shumën e gjithmbarshme prej shtatëmijë (7000) €, i pandehuri është i obliguar që ta paguaj në afat prej tre (3) muajve pasi që aktgjykimi  të bëhet i plotfuqishëm e po që se nuk e paguan dënimin me gjobë në afatin e caktuar, dënimi me gjobë i zëvendësohet me dënim me burg e ku një ditë burgu do t’i llogaritet në shumë prej njëzet (20) €.

    I pandehuri u obligua që në emër të shpenzimeve të procedurës penale, gjykatës t’ia paguajnë shumën prej njëqind (100) €, në emër të shpenzimeve të paushallit gjyqësorë, shumën prej pesëdhjetë (50) € si dhe në emër të taksës për kompensimin e viktimave të krimit shumën prej pesëdhjetë (50) €, e të gjitha këto në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh pasi që aktgjykimi të bëhet i plotfuqishëm.

    Për realizimin e kërkesës pasurore juridike, pala e dëmtuar udhëzohet në kontest të rregullt juridiko civil.

    Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

    Nga Rubrika
    Lajme13 Nëntor 2024
    Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe deputetja Hykmete Bajrami, në Debat Plus ka treguar për një vendim të ministrit të Financave...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, lidhur me edukimin seksual në shkolla, ka theksuar se dokumentet dhe doracakët përkatës nuk janë miratuar gjatë...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Gjenerali amerikan, Wesley Clark thotë Shqipëria ka sukses në zhvillimin ekonomik, teksa sipas tij, Kosova mund të bëjë më shumë. Clark u...
    Të tjera
    Lajme13 Nëntor 2024
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, lidhur me edukimin seksual në shkolla, ka theksuar se dokumentet dhe doracakët përkatës nuk janë miratuar gjatë...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Gjenerali amerikan, Wesley Clark thotë Shqipëria ka sukses në zhvillimin ekonomik, teksa sipas tij, Kosova mund të bëjë më shumë. Clark u...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Ferid Agani nga Lista për Familje ka thënë se është kundër edukatës seksuale në shkolla me këtë model të MAShT-it. Agani në...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka thënë se Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci po bënë hajgare me deklarata se ”1 mijë ushtarë...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor Enrico Barduani është takuar sot në Prishtinë me presidenten Vjosa Osmani, me të cilën shkëmbyen mendime për situatën...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka njoftuar për takimin me fermerët nga Prishtina, për të cilët ka thënë se...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.