×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-punëtori i IKSHKP-së pranon se kishte marrë 20 euro ryshfet për kryerjen e një testi për COVID-19 në mënyrë të përshpejtuar

    FrontOnline
    06 Prill 2021

    Ka pranuar fajësinë ish–punëtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), Betim Selimi, i akuzuar për marrje ryshfeti.

    Sipas prokurorisë, Selimi më 30 dhjetor 2020, në cilësinë e punëtorit teknik-staf mbështetës për teste COVID-19 kishte kërkuar dhe marrë 20 euro ryshfet për kryerjen e testit në mënyrë të përshpejtuar, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Pas leximit të aktakuzës nga prokurorja Merrushe Llugiqi, i akuzuari Betim Selimi deklaroi se e pranon fajësinë dhe ndjehet i penduar.

    Ai deklaroi se është hera e parë që ka rënë ndesh me ligjin dhe i premtoi gjykatës se nuk do të përsërisë më vepra të tjera penale.

    Lidhur me pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarit u pajtua edhe prokurorja Llugiqi, e cila i propozoi gjykatës që ta pranoj pranimin e fajësisë nga i akuzuari, me arsyetimin se është bërë me vullnet dhe gjen mbështetje në të gjitha provat e lëndës.

    Pas kësaj, gjykatësi i rastit Alban Ajvazi kërkoi nga i akuzuari të di se cila ishte pozita e tij, pasi që gjatë identifikimit të tij para gjykatës, i njëjti deklaroi se pozita e tij kishte qenë staf teknik mbështetës, ndërkaq në aktakuzë thuhet se pozita e tij kishte qenë teknik laborant i stafit për teste COVID- 19.

    I akuzuari deklaroi se pozita e tij kishte qenë staf teknik mbështetës dhe jo laborant.

    Pas kësaj, prokurorja Merrushe Llugiqi bëri precizimin e aktakuzës për sa i përket pozitës së të akuzuarit, duke e precizuar nga teknik laborant i stafit për teste COVID-19, në staf teknik mbështetës.

    Pas precizimit të aktakuzës, mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Bekim Kelani deklaroi se e mbështet deklarimin e të mbrojturit të tij dhe se ky pranim i fajësisë ka ardhur pas konsultimit të mjaftueshëm me të.

    Ai i propozoi gjykatës që me rastin e majës së lartësisë së dënimit të marr parasysh rrethanat lehtësuese, ashtu që ndaj të mbrojturit të tij të shqiptoj dënim me gjobë.

    Gjykata aprovoi pranimin e fajësisë të bërë nga i akuzuari dhe njoftoi palët se shpallja e aktgjykimit do të bëhet pasdite, në ora 15:00.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 29 janar 2021, kishte ngritur aktakuzë ndaj Betim Selimit, me arsyetimin se kishte kryer veprën penale “marrja e ryshfetit”.

    Sipas prokurorisë, Selimi më 30 dhjetor 2020, në zyrat e IKSHPK-së, në cilësinë e punëtorit teknik-laborant i stafit për teste COVID-19 kishte kërkuar dhe marrë 20 euro ryshfet nga e dëmtuara Adelina Ahmeti, për kryerjen e testit për COVID–19, në mënyrë të përshpejtuar.

    Stresi thotë se Vivien s’ka fuqi pa Getinjon, pajtohet Lugati
    Nga Rubrika
    Lajme10 Tetor 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se nuk duhet të ngarkohet vetëm shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza...
    Lajme10 Tetor 2024
    Sylë Ukshini, ish-shef i misionit diplomatik në Tiranë dhe njohës i rrethanave politike, ka vlerësuar se dinamika e dialogut ndërmjet Kosovës dhe...
    Lajme10 Tetor 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, ka folur për audio-incizimin e publikuar ku dëgjohet një bisedë mes kryetares së Grupit...
    Të tjera
    Lajme10 Tetor 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet kohë pas kohe dhe lokalisht të ketë...
    Vip10 Tetor 2024
    Luiz Ejlli ka lansuar duetin me Teuta Selimin, transmeton Front Online. Kënga mes dy aritstëve të njohur, titullohet ‘Lamtumirë’. Ky projekt u...
    Lajme10 Tetor 2024
    Policia e Kosovës njofton se me datë 09.10.2024 një viktimë mashkull rreth 35 vjeç ka raportuar në polici se ishte sulmuar fizikisht...
    Lajme10 Tetor 2024
    Partia Demokratike e Kosovës shënoi sot 25 vjetorin e themelimit. Duke folur për këtë përvjetor, kryetari i këtij subjekti, Memli Krasniqi, tha...
    Lajme10 Tetor 2024
    Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen nesër në një seancë të jashtëzakonshme në ora 12:00. Në këtë seancë do të...
    Lajme10 Tetor 2024
    Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu, tha se katër komunat e pjesës veriore të Kosovës janë pjesë e Asociacionit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.