×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-presidenti Thaçi vizitohet në Hagë nga vëllai dhe miqtë e tij

    FrontOnline
    24 Nëntor 2021

    Ish-presidenti i Kosovës dhe njëri nga themeluesit e UÇK-së, Hashim Thaçi, gjendet në paraburgim në Hagë që nga muaji nëntor i vitit 2020.

    Thaçin kohë pas kohe, përveç familjarëve janë duke e vizituar edhe miqtë e tij.

    Ish-lideri politik i UÇK-së këto ditë është vizituar nga vëllai i tij, Blerim Thaçi dhe dy miqtë e tij, Milaim Cakiqi dhe Hamdi Krasniqi.

    Cakiqi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar për takimin që kishin me Hashim Thaçin.

    Ai ka thënë se Thaçi vazhdon të qëndrojë i pathyeshëm edhe në Hagë.

    ”T’fala nga Haga! Hashim Thaçi ishte i ri kur e nisi rrugëtimin për liri dhe pavarësi. Me besim të palëkundur e bëri luftën dhe paqen. E bëri historinë e re dhe Kosovën e re. Me besim të palëkundur po qëndron edhe në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, i privuar nga liria, por i pathyer, i panënshtruar dhe i pa dorëzuar. U ndjeva shumë mirë që e pashë, pas vizitës që kisha dje në Hagë, sepse takimet me të kudo janë frymëzuese. Një lider i formësuar në vitet më të rënda që përjetoi populli ynë, nuk mund të thyhet nga askush. Hashim Thaçi ka qenë, është dhe vazhdon të jetë i pathyeshëm. Në luftë, në liri, në paraburgim, kudo, ai është i madh!”, ka shkruar Cakiqi.

    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2025
    Sot shënohet Ditës Përkujtimore e Policëve të Rënë në Detyrë, si dhe 14-vetori i vrasjes së heroit Enver Zymeri, në krye të...
    Lajme26 Korrik 2025
    Një biznes për shitje të pjesëve të makinave ështëë përfshirë nga zjarri këtë të shtunë në Pejë. Rastin për Klankosova.tv e kanë...
    Lajme26 Korrik 2025
    Mërgimtarët po presin deri në 1 orë në pikën kufitare të Dheut të Bardhë, për të hyrë në Kosovë. E deri në...
    Të tjera
    Lajme26 Korrik 2025
    Një qytetar nga fshati Abri e Poshtme ka raportuar në polici se gjatë kohës sa nuk ndodhej në shtëpi, persona të panjohur...
    Lajme26 Korrik 2025
    Nga ora 14:00 do të vazhdojë seanca e sotme konstituive në ditën e fundit të afatit 30-ditor që e caktoi Gjykata Kushtetuese...
    Lajme26 Korrik 2025
    Në nderim të 14 vjetorit të rënies së Heroit Enver Zymeri dhe Ditës Memoriale të zyrtarëve policorë të rënë në krye të...
    Lajme26 Korrik 2025
    Shumë vrasje të kryera mes qershorit e dhjetorit të vitit 1999, viktima të incidenteve të ndryshme kriminale, në kohën kur nuk kishte...
    Lajme26 Korrik 2025
    Policia e Kosovës e ka cilësuar si “kanosje” një përplasje mes një qytetari dhe deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, dje në një...
    Lajme26 Korrik 2025
    Kategoritë e dala nga lufta, OVL, SHIL dhe SHFD, kanë ritheksuar edhe një herë vendosmërinë e tyre që nuk do të qëndrojnë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.