Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu që një javë është infektuar me Covid-19 së bashku me bashkëshorten e tij.
Këtë e ka bërë të ditur vet Sejdiu përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook.
Ai, ka treguar se pas infektimit së bashku me bashkëshorten janë detyruar të shtrihen në Klinikën Infektive, përcjell Front Online.
Postimi i tij i plotë:
Të dashur miq,
Javën që shkoi, nga e Mërkura e deri sot, meqë ishim infektuar me Covid 19, unë dhe bashkëshortja ime u detyruam të shtrihemi për shërim në Klinikën Infektive të QKUK.
Me këtë rast dëshirojmë të falenderojmë ekipet e mjekëve dhe gjithë personelin tjetër shëndetësor të cilët nën udhëheqjen e Prof. Dr. Sali Ahmetit, në repartin e të cilit ishim, u angazhuan me gjithë mundësitë e tyre prej ekspertësh të fushës për të ndihmuar shërimin tonë. Dhe ia kanë dalë.
Të dashur miq,
Një ndihmë të pazëvendësueshme na e keni dhënë edhe ju nëpërmjet inkurajimit të përditshëm me telefon, SMS dhe me mënyra të tjera të komunikimit.
Zoti ju bekoftë!