Para 14 vjetëve, President u zgjodh me votat e deputetëve.
E tash gati dy dekada pas, Fatmir Sejdiu, është i pajtimit që mënyra e zgjedhjes së të parit të shtetit të ndryshojë.
Për të, më e pëlqyeshme, është ideja që i pari i vendit të zgjedhet direkt me votat e popullit.
“Praktikat e vendeve që zgjedhin presidentin drejtpërdrejtë, me përjashtim të Shqipërisë, janë praktikë me rezultat më të mirë, merret një mbështetje më e fuqishme për atë që zgjedhet. Realisht gjithë përgjegjësinë e shtron në relacion me vet qytetarët e vendit”, u shpreh Sejdiu për Front Online.
Por presidenti Sejdiu e pranon se një gjë e tillë është e vështirë të ndodhë në Kosovë.
Shkaqet, sipas tij, janë të shumta.
“Tash për tash është vështirë të shkohet me ndryshime Kushtetuese. Kërkohet një fushatë sensibilizues tepër e nevojshme që të bëhen ato ndryshime. Nuk e di ne konstalacionin ekzistues të forcave politike, gravitimet, kah janë a si janë. Realisht është vështirë e realizueshme”, u shpreh ai për Front Online.
Me problem të tilla ai tregon se ishin përballur edhe kur me 2011 kishin krijuar një komision për këtë punë.
“Është një kohë kur janë bërë debate dhe përgatitje të veçantë. Është bërë edhe një komision për këtë punë 2011. Mbart edhe shpenzime në këtë drejtim. Ideja ka qenë me argumente të shumta edhe nga ata që merren me aspekte teorike. E di qe është stopuar”, deklaroi ai për Front Online.
Partitë politike janë të ndara në dysh për një ndryshim të tillë.
Vetëvendosja nuk e përkrahë zgjedhjen e Presidentit nga populli, AKR-ja dhe AAK-ja po derisa PDK-ja e LDK-ja e Nisma akoma s`kanë qëndrim./Front Online
https://www.youtube.com/watch?v=-wpUGnshLIY&feature=youtu.be&ab_channel=FrontOnline