Futbollisti i Danimarkës, Christian Eriksen ka përjetuar një sulm në zemër në ndeshjen e “Euro 2020” dje ndaj Finlandës, dhe sipas ish-mjekut të Tottenhamit, ai u shërua për mrekulli.
Eriksen ra në fushë në minutën e 43-të në stadiumin në Kopenhagë, shkruan FrontOnline.
Erikseni u shpëtua nga mjekët dhe ai ishte i rrethuar nga futbollistët danezë që po qanin.
Mjekët e “ringjallën” atë për dhjetë minuta, derisa nga fusha u largua me barelë.
Profesori Sanjay Sharma, i cili i bëri shumë teste ish-futbollistit të Tottenhamit nga viti 2013 deri në vitin 2020, tha se Eriksen kurrë nuk ka pasur probleme me zemrën.
“Mund të them se ishte një sulm në zemër i shkaktuar nga ritmi i keq i rrahjeve të zemrës”, ka thënë ai.
“Sapo pashë që ai vrapo drejt topit, këmbët e tij u shembën dhe se ai po binte. Këmbët e tij e tradhëtuan plotësisht atë, ndoshta edhe truri i mbeti pa oksigjen”, tha Sharma.
“Në Tottenham i kam bërë shumë teste, por nuk ka pasur asnjë problem”, theksoi mjeku në mes të tjerash./FrontOnline/