×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-ministrja e Ramës: Unë e Cakaj gabuam që u shkëputëm me Kosovën

    FrontOnline
    11 Nëntor 2020

    Ish-Ministrja e Arsimit në Shqipëri Besa Shahini tha se, ndonëse është larguar nga ky post, projekti i kryeministrit shqiptar Edi Rama për integrimin e Kosovës në qeverisjen në Shqipëri ka rezultuar i suksesshëm.

    Shahini, në Rubikon të Klan Kosovës, sqaroi arsyet e vendimit për të hequr dorë nga posti i Ministres së Arsimit duke thënë se arsyet personale bënë që ajo të mos ishte edhe për një mandat të dytë në këtë post.

    “Në momentin që u bë njoftimi për zgjedhje në vitin 2021 dhe u konkretizua fillimi i gjithë procesit parazgjedhor, unë ngaqë kisha marrë vendim se nuk do të vazhdoj edhe për një mandat tjetër, u desh që të ulem dhe të diskutoj me kryeministrin Edi Rama nëse ia vlen apo nuk ia vlen që të rri në këtë periudhë në Shqipëri dhe të udhëheq me një dikaster që është shumë ti rëndësishëm”.

    “Unë kërkova që të lirohem nga detyra në mënyrë që ai [Edi Rama] të ketë mundësi që ta konsolidojë ekipin me të cilin pastaj do t’i fitonte pastaj zgjedhjet. Sepse është ndryshe të futesh në zgjedhje me një ekip njerëzish të cilët duan gjithsesi që ta fitojnë edhe një mandat tjetër dhe duan të shpërbejnë edhe për një mandat tjetër dhe është ndryshe të futesh në zgjedhje me një ekip me të cilin njerëzit janë të vullnetit të mirë për të ndihmuar, por nëse nuk dëshirojnë vetë  të shërbejnë edhe për një mandat tjetër besoj që angazhimi do të ishte më i limituar se i pasardhëses sime”.

    “Gjatë gjithë këtij viti, sidomos prej se ka filluar pandemia, për mua ishte e qartë që jeta të cilën unë e bëja ishte pak e paqëndrueshme. Kisha një përgjegjësi shumë të madhe në Shqipëri, por e gjithë familja ime jetonte në Kosovë. Për mua ka qenë një privilegj i jashtëzakonshëm për mua që të shërbej, jo vetëm në qeverinë socialiste, por edhe për Republikën e Shqipërisë, sidomos në dikasterin e arsimit të cilin e kam shumë për zemër dhe mendoj që është një nga mënyrat më të mira për të ndihmuar në zhvillimin e kombit”.

    Sipas ish-ministres, përfshirja e saj dhe Gent Cakajt në Qeverinë Rama e ka normalizuar idenë që dikush nga jashtë Shqipërisë mund të shërbejë në qeverisjen në Shqipëri.

    Ajo megjithatë shtoi se pas marrjes së posteve ministrore, ajo dhe Cakaj kanë bërë gabim duke u shkëputur nga Kosova në vend se ta integrojnë atë në Shqipëri.

    Ky mosintegrim, sipas Shahinit, ka ardhur edhe si rezultat i problemeve më të cilat janë përballur gjatë kësaj periudhe – duke filluar me tërmetin në Shqipëri dhe pastaj me pandeminë.

    “Përfshirja jonë në qeverisjen në Shqipëri duhet të na mësojë që të përmirësohemi nëse vazhdon në të ardhmen. E kemi bërë një gabim, nëse mund të themi kështu, sepse nga momenti i përfshirjes tonë në qeverisjen në Shqipëri, fillimisht si zëvendësministra pastaj edhe si ministra, e kam përshtypjen që e kemi bërë një shkëputje me Kosovën. Në vend se ta integrojmë Kosovën në qeverisjen në Shqipëri, ne kemi funksionuar pak si shqiptarë që realisht kanë lindur dhe janë rritur në Shqipëri. Kjo e bën pak të paqëndrueshëm gjithë këtë projekt i cili është në fakt fantastik dhe ambicioz dhe realisht e çon porosinë që Shqipëria e ka seriozisht thellimin e bashkëpunimit mes shqiptarëve dhe që i ka seriozisht përpjekjet për të zhvilluar kombin në këtë ambient në të cilin jemi ku ne realisht jemi në konkurrencë pozitive me kombet e tjera për një zhvillim rajonal më të qëndrueshëm”.

    “Kemi bërë një kapërcim shumë të mirë kulturor ku e kemi normalizuar idenë që dikush nga jashtë Shqipërisë mund të vijë dhe të shërbejë në qeverisjen në Shqipëri dhe e kemi çuar porosinë se duhet të ndodhë njëjtë edhe në vendet e tjera ku ka shqiptarë”.

    “Projekti ka qenë ambicioz dhe rezultatet kanë qenë jashtëzakonisht të mira dhe kanë përçuar mesazhin që është plotësisht e domosdoshme që një komb i vogël, si shqiptarët, të bashkëpunojnë dhe të përdorin talentet më të mira për të çuar përpara politikat e rëndësishme. Është e paqëndrueshme që të bëhet ky shkëmbim nëse nuk integrohen më shumë elemente që po i sjellin personat që vijnë në qeverisje, realisht. Nëse do të vinte dikush nga Shqipëria që të shërbejë në Kosovë do duhej të integrohej më shumë pjesa e Shqipërisë në qeverisje këtu, njëjtë sikurse që do duhej të kishim integruar më shumë pjesën e Kosovës në qeverisjen në Shqipëri”.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar pas ndërprerjes së ndeshjes mes Kosovës dhe Rumanisë në Bukuresht. Ndeshja është ndërprerë pas thirrjeve...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Inspektorati i Punës, ka kryer kontrolla në pompat e derivateve dhe lokaleve të masazheve. Kryeinspektori i Inspektoratit Qendror të Punës, Hekuran Nikçi...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Deputetja e parlamentit të Suedisë, Helena Bouveng dhe ambasadori suedez në Prishtinë, Jonas Westerlund, kanë deklaruar se Kosova do ta ketë mbështetjen...
    Të tjera
    Sport15 Nëntor 2024
    Lojtarët e Kosovës kanë vendosur të lëshojnë fushën pas provokimeve dhe thirrjeve raciste nga tifozët ultras të Rumanisë kur ndeshja ishte në...
    Vip15 Nëntor 2024
    Xuxi i ka kërkuar falje vëllait të Xhenetës, Xhaferit, lidhur me deklaratën e tij për familjen, dhe ia ka falur! “Hallall ta...
    Vip15 Nëntor 2024
    Xuxi ka përqafuar Xhenetën dhe vëllain e saj që erdhi në shtëpinë më të famshme në vend. Të dy ia pranuan kërkimfaljen...
    Vip15 Nëntor 2024
    Vëllai i Xhenetës, Xhaferi, ka hyrë brenda shtëpisë më të madhe në vend duke iu drejtuar Xuxit për fjalët që ky tha....
    Vip15 Nëntor 2024
    Vëllai i Xhenetës, Xhaferi, ka hyrë në shtëpi për të takuar motrën e tij. Xheneta ishte e ngrirë me komandë nga ‘Vëllai...
    Vip15 Nëntor 2024
    Xuxi ka kërkuar falje Xhenetës lidhur me deklaratën e tij për familjen kësaj të fundit. Xuxi, i cili i ka thënë Xhenetës...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.