×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-ministrja Bajrami: Rritja e pagave për 55 € është tallje me çdo shërbyes civil

    FrontOnline
    30 Tetor 2024

    Ish/ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për rritje pagash në sektorit publik për 55 euro.

    Bajrami ka kritikuar pushtetin aktual, duke thënë se kjo rritje është tallje me shërbyesit civil.

    “Rritja e pagave 55 euro është tallje me çdo shërbyes civil, sepse shporta bazë e konsumit ka pësuar rritje të çmimeve mbi 50% gjatë këtij mandati”, u shpreh Bajrami për Front Online.

    Ish/ministrja Bajrami vlerëson se çdo rritje e pagave në kohë fushate është skemë e korrupsionit publik.

    “Çdo rritje e pagave, pensioneve dhe çdo përdorim i parasë publike në kohë fushatë është skemë e korrupsionit publik sepse bëhet vetëm për të ble mbështetje elektorale”, tha ajo.

    Bajrami e cilësoi si joligjore vendimin për rritjen e pagave për 55 euro për sektorin publik.

    “Rritja e pagave për 1/2 e koeficientit mundet me u bë vetëm me plotësim-ndryshimin e Ligjit e Pagave, sepse nuk ka mundësi me ndryshu tabela e koeficienteve që është shtojcë e Ligjit të Pagave me Ligj të Buxhetit, me Ligj të Buxhetit ka mundësi me ndryshu vetëm vlera e koeficientit, dmth. rritja e propozuar sot është eshe joligjore”, deklaroi Bajrami.

    Sipas Bajramit, rritja e pagave nga Qeveria është dashur të bëhej para dy vitesh.

    Ajo ka premtuar se pas zgjedhjeve me kryeministrin Lumir Abdixhiku, koeficienti do rritet në 150 euro.

    “Rritja e pagave do të duhej të behej para 1 apo 2 viteve. Prandaj, në javën e parë, pas 9 shkurtit, me Kryeministër Lumir Abdixhiku, koeficienti do të rritet në 150 euro”, përfundoi Bajrami për “Front Online.

    Për rritjen e pagës në sektorin privat kanë reaguar Sindikatat, duke shprehur pakënaqësitë e tyre.

    Rrahman Jasharaj, kryetar i SBASHK-ut, shprehu kritika lidhur me vendimin e qeverisë për rritjen e pagave.

    ‘’55 euro ngritje nga janari është një ngritje e pa pranueshme për ne dhe sindikata jonë shpreh kundërshtimin e plotë nda këtij veprimi të kryeministri Kurti dhe ministrit Murati pra jemi thellësisht të pakënaqur me deklaratën e tyre dhe aq më shumë kur ky vendim vlen nga janari ‘’, tha Jasharaj për Front Online.

    Lidhur me ngritje e pagave në sektorin publik për Front Online është deklaruar edhe Kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve, Muharrem Beka, i cili tha se “kjo rritje nuk është e mjaftueshme për zjarrfikësit”.

     

    Nga Rubrika
    Lajme02 Janar 2025
    Bashkëshortja e Altin Krasniqit, djalit të Jakup Krasniqit, Elizabeta Sylaj, ka shpërnda një fotografi së bashku me Altinin, ku i ka dhënë...
    Lajme02 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore, Forumi Intelektual E-30 dhe Listal Ideal, Ramush Haradinaj, ka thënë se sfida e...
    Lajme02 Janar 2025
    Komuna e Prishtinës ka njoftuar e qytetarët për çmimet e biletave të transportit publik urban, të cilat do të mund të përdoren...
    Të tjera
    Lajme02 Janar 2025
    Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është përballur me një valë kritikash nga miqtë e Kosovës pas publikimit të një...
    Lajme02 Janar 2025
    Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Dubravë të Suharekës. Lajmin për Express...
    Bota/Rajoni02 Janar 2025
    Propozimet e përmendura gjatë bisedimeve të koalicionit të Austrisë sugjerojnë se mund të ketë ndryshime në kërkesat e shtetësisë, me një ndryshim...
    Lajme02 Janar 2025
    Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka dërguar telegram ngushëllimi për familjen Berisha me rastin e vdekjes së ambasadorit dhe ish-zv.ministrit, Anton Berisha....
    Vip02 Janar 2025
    Rap-artisti i njohur, Don Xhoni, viteve të fundit ka qenë tejet i komentuar për jetën personale. E më së shumti u përfol...
    Lajme02 Janar 2025
    KFOR ka bërë të ditur se ushtarët amerikanë që janë pjesë e këtij misioni në Kosovë, kanë kryer trajnime në hedhjen e...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.