Policia e Koresë së Jugut është udhëzuar që të ndalojë urgjent udhëtimin e Kim Yong-hyun, ish-ministrit të Mbrojtjes, dorëheqja e të cilit u pranua këtë mëngjes nga presidenti Yoon.
Lëvizja vjen pasi autoritetet e konsiderojnë Kim një rrezik për të flututruar, sipas raporteve të mediave lokale.
Zyrtari i lartë i policisë, Woo Jong-soo, tha në një takim të sotëm se ai kishte udhëzuar një shef sigurie që të bënte ” një ndalim urgjent udhëtimi” për Kim dhe të rishikonte çdo masë tjetër që duhet të merret.
Kim ka kërkuar falje për rolin e tij në deklaratën tronditëse të ligjit ushtarak të së martës. Disa raporte të mediave lokale thonë se ishte ai që i kishte sugjeruar Yoon-it idenë e shpalljes së gjendjes ushtarake – një pretendim që u përsërit nga ministri i Brendshëm, Lee Sang-min, gjatë një konference këtë mëngjes.