Lëvizja Vetëvendosje ka nisur fushatën për zgjedhjet që do të mbahen në Podujevë.
Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia së bashku më kandidatin për kryetar komune të kësaj partie Shpejtim Bulliq dhe deputeten Fitore Pacolli, janë parë duke bërë fushatë nëpër shtëpi private në Podujevë.
Ata janë parë pa maska dhe duke mos e respektuar distancën e rekomanduar nga institucionet shëndetësore.
Kujtojmë se zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunën e Podujevës do të mbahen me 29 nëntor të këtij viti.