×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-ministri Reçica për deklaratën e Bislimit për 75 mijë vende pune: Problemi i papunësisë nuk zgjidhet me deklarata të tilla

    FrontOnline
    02 Nëntor 2024

    Ish-ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, për FrontOnline, ka komentuar deklaratën e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, për krijimin e 75 mijë vendeve të punës nga Qeveria Kurti.

    Reçica, e konsideron retorikë parazgjedhore këtë deklaratë, duke e vlerësuar se kanë bërë shumë premtime e pak realitet.

    ‘’Deklarata e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi për krijimin e 75 mijë vendeve të reja të punës dhe uljen e papunësisë nga 23.8% në 10.8% është tipike për retorikën e parafushatës zgjedhore, shumë premtime dhe pak realitet. Të gjithë e dimë se problemet e papunësisë dhe të tregut të punës në Kosovë nuk zgjidhen me deklarata të tilla’’ thotë ai.

    Ish-ministri thotë se nëse analizohen rezultatet e Anketës së Fuqisë Punëtore, të publikuara në çdo vit, shihet një situate tjetër e cila është shumë komplekse dhe sfiduese.

    ‘’Nëse analizohen rezultatet e Anketës së Fuqisë Punëtore, të publikuara çdo vit dhe periodikisht gjatë vitit nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, si dhe gjendja faktike në terren, shohim një situatë shumë më komplekse dhe sfiduese sesa ajo që paraqitet nga qeveria në kuadër të parafushatës. Punësimet e përkohshme, kontratat afatshkurtra ose me kushte të pasigurta nuk ofrojnë stabilitet ekonomik për punëtorët dhe nuk përmirësojnë cilësinë e jetës së tyre’’ potencon ai.

    Reçica, thotë se deklaratat e tilla shpesh ndodhin para zgjedhjeve, për rregullim të imazhit publik.

    ‘’Shpesh, në periudha të ngjashme para zgjedhjeve, vendet e punës krijohen përkohësisht, me qëllim të përmirësimit të imazhit publik të qeverisë, pa ndonjë ndikim të vërtetë në mirëqenien e qytetarëve. Në vend që të publikohen shifra të përshtatshme në letër, qeveria duhet të përballet me realitetin, papunësia mbetet një problem i pazgjidhur dhe shumica e vendeve të punës nuk ofrojnë as siguri dhe as dinjitet për qytetarët tanë. Ky është një skenar i njohur, retorikë para zgjedhjeve dhe zhgënjim pas tyre’’ shtoj ai për FrontOnline.

    ‘’75 mijë vende pune më shumë me Qeverinë Kurti’’/ Opozita dhe ekonomistët e quajnë manipulim dhe lojë me shifra

     

    Nga Rubrika
    Lajme02 Nëntor 2024
    Njohësi i ekonomisë, Ismet Mulaj, për FrontOnline ka folur për deklaratën e zëvendëskryeministrit të pare të Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, i...
    Lajme02 Nëntor 2024
    Nënkryetari i Kuvendit Enver Hoxhaj ka bërë homazhe sot në 35 vjetorin e rënies së Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut. Hoxhaj, deputet...
    Lajme02 Nëntor 2024
    Këtë të shtune në Has të Prizrenit po mbahet për herë të dytë Darka e Lamës, që nga banorët vendas njihet edhe...
    Të tjera
    Lajme02 Nëntor 2024
    “Përgjatë bashkëbisedimit, zëvendëskryeministri trajtoi dhe progresin që ka njohur vendi edhe në rrafshin ekonomik, ku tashmë i kemi rreth 75.000 vende më...
    Lajme02 Nëntor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati rreth çështjes së rritjes së pagave, ka përmendur qeverisjen PDK-AAK-Nisma me Ramush Haradinaj si kryeministër, e Bedri...
    Lajme02 Nëntor 2024
    Pas hulumtimit “Misteri i zarfit nga Serbia ‘provë e dyshimtë’ për pronën milionëshe, prokurorja Nebahate Salihu është përjashtuar nga rasti i pronës...
    Lajme02 Nëntor 2024
    Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, ka bërë homazhe te varret e heronjve të kombit, Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut, në 35-vjetorin e...
    Lajme02 Nëntor 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, bashkë me kryetarin e kuvendit, Glauk Konjufca kanë bërë homazhe te varret e heronjve Afrim Zhitia e...
    Lajme02 Nëntor 2024
    Kryetari i degës së LDK-së, Visar Azemi ka njoftuar se Agisa dhe Agron Gashi, dy arkitektë të njohur, janë bashkuar me LDK-në....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.