×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish- ministri Reçica kritikon politikat sociale të Qeverisë: Masat janë pa efekt dhe pa strategji – E përmend edhe këtë sukses

    FrontOnline
    27 Mars 2025

    Ish-ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, për FrontOnline ka kritikuar ashpër veprimet e ndërmarra nga Qeveria Kurti në fushën e çështjeve sociale gjatë katër viteve të qeverisjes, duke theksuar se shumë nga masat kanë mbetur në nivel deklarativ dhe se nuk janë arritur rezultate të qëndrueshme.

    ‘’ Veprimet e ndërmarra në fushën e çështjeve sociale gjatë katër viteve të qeverisjes Kurti, fatkeqësisht, kanë mbetur kryesisht në nivel deklarativ. Në vend që të ndërtohej një sistem funksional, i qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës i mbrojtjes sociale, kemi qenë dëshmitarë të masave të fragmentuara, vendimeve ad hoc dhe mungesës së një vizioni të qartë strategjik që do të garantonte barazi dhe mirëqenie sociale për të gjithë qytetarët’’ thotë ai.

    Ai e cilësoi dështimin në ndërtimin e një sistemi të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës të mbrojtjes sociale.

    ‘’Dështimet më të theksuara në fushën e punës dhe mirëqenies sociale përfshijnë: Së pari, mungesa e reformës së paralajmëruar në Skemën e Ndihmës Sociale. Pavarësisht zotimeve publike, nuk është arritur të dizajnohet një model i ri që adreson në mënyrë efektive varfërinë ekstreme. Skema aktuale nuk e reflekton realitetin socio-ekonomik të vendit dhe vazhdon të jetë joadresuese për shumicën e familjeve që jetojnë në kushte të rënda sociale’’ potencoi ai.

    Reçica renditi disa nga dështimet më të theksuara në fushën e punës dhe mirëqenies sociale gjatë kësaj periudhe:

    ‘’ Së dyti, neglizhenca ndaj sektorit privat në aspektin e mbrojtjes së punëtorëve. Punëtorët në këtë sektor vazhdojnë të jenë të ekspozuar ndaj abuzimeve, duke punuar pa kontrata, pa sigurime shëndetësore dhe me paga jo-dinjitoze. Ndërkohë, fokusi i qeverisë ka qenë pothuajse ekskluzivisht në sektorin publik, duke thelluar pabarazitë dhe fragmentimin social. Së treti, qasja joefektive në politikat aktive të punësimit. Programet si “Superpuna” kanë pasur karakter demonstrativ dhe nuk kanë sjellë ndikim të qëndrueshëm në tregun e punës. Ka munguar një strategji e integruar për zhvillimin e kapaciteteve të fuqisë punëtore përmes trajnimeve profesionale, si dhe një partneritet i sinqertë me sektorin privat për krijimin e vendeve të reja të punës’’ shtoi ai për FrontOnline.

    Ish-ministri i punës dhe mirëqenies sociale, Reçica e pranoi rritjen e pagës minimale si një hap të nevojshëm, por e quajti atë të vonuar dhe të pjesshme.

    ‘’ Në aspektin e sukseseve, rritja e pagës minimale mund të konsiderohet një hap i nevojshëm dhe i shumëpritur për përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve, por ky hap erdhi me vonesë dhe në mënyrë të pjesshme’’ deklaroi ai për FrontOnline.

    Ai gjithashtu ngriti shqetësimin për përjashtimin e veteranëve të luftës çlirimtare nga përfitimet e kësaj politike.

    ‘’Shqetësues është fakti se kjo politikë la jashtë përfshirjes një nga shtresat më emblemë dhe me kontribut të pazëvendësueshëm në ndërtimin e shtetit, veteranët e luftës çlirimtare. Ata, që dikur dhanë gjithçka për lirinë dhe pavarësinë e vendit, sot ndihen të anashkaluar dhe të harruar nga një qeveri që premtoi drejtësi sociale, por që po shpërfaq padrejtësi selektive në praktikë’’ u shpreh Reçica.

    Reçica u shpreh se, kjo ka qenë një qeveri që ka folur shumë për drejtësinë sociale, por në praktikë ka dështuar të adresojë nevojat reale të qytetarëve të zakonshëm, veçanërisht të atyre që mbijetojnë me ndihmë sociale, pa kontrata pune, pa sigurime dhe pa zë në vendimmarrje.

    ‘’ Për ta përmbyllur, kjo ka qenë një qeveri që ka folur shumë për drejtësinë sociale, por në praktikë ka dështuar të adresojë nevojat reale të qytetarëve të zakonshëm, veçanërisht të atyre që mbijetojnë me ndihmë sociale, pa kontrata pune, pa sigurime dhe pa zë në vendimmarrje’’ vazhdoi ai për FrontOnline

    Ai përfundoi duke theksuar se premtimet për ndryshim kanë mbetur të papërmbushura, ndërkohë që realiteti social në vend mbetet i pandryshuar për shtresat më të cenueshme.

    ‘’ Premtimet për ndryshim kanë mbetur të papërmbushura, ndërkohë që realiteti social në vend mbetet i pandryshuar për shtresat më të cenueshme’’ përfundoi Reçica.

    Cilat ishin sukseset dhe dështimet e Qeverisë “Kurti” për katër vite në pushtet?

     

    Nga Rubrika
    Lajme31 Mars 2025
    Policia ka njoftuar se është arrestuar dhe dërguar në mbajtje shoferi që dyshohet se ka goditur për vdekje me veturë një këmbësor...
    Lajme31 Mars 2025
    Ish-ministri i Tregtisë, Ismet Mulaj, është shprehur për “Front Online” se shtrenjtimi i çmimit të energjisë elektrike për 15%  do të favorizojë...
    Lajme31 Mars 2025
    Në ditën e Fitër Bajramit, Policia e Kosovës shqiptoi gjithsej 784 gjoba trafiku. Po në këtë ditë, sipas të dhënave të policisë,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni30 Mars 2025
    Pas bisedës telefonike që pati me presidentin francez Emanuel Macron, presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se ata ranë dakord për t’u takuar...
    Vip30 Mars 2025
    Reperi i njohur shqiptar, Ledri Vula, i shumë fytyra publike uroi festën e Fitër Bajramit. Por urimi i tij disi u veçua...
    Bota/Rajoni30 Mars 2025
    Se a do të “ringjallet” dialogu Kosovë-Serbi, pas zëvendësimit të Lajçakut me Peter Sorensen, në Beograd thonë se kjo çështje ka mbetur...
    Lajme30 Mars 2025
    Faqja “Vrojtuesit e Lagjes –Prishtinë”, ka publikuar një video teksa një grua gërryen tepsinë dhe mbetjet i hedhë nga dritarja e banesës...
    Kronika30 Mars 2025
    Para pak minutash një këmbësor është goditur për vdekje në Fushë Kosovë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e hetuesisë./IndeksOnline
    Bota/Rajoni30 Mars 2025
    Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, së fundmi u takua me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, në Mar-a-Lago, Florida, ku diskutuan për konfliktin...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.