Ish-ministri i Ekonomisë, Ismet Mulaj, për FrontOnline ka kritikuar mosfinalizimin e projekteve të parapara me buxhetin që e miratoj Kuvendi i Kosovës, duke e cilësuar këtë si një defekt të madh për ekonominë e Kosovës.
‘’Mos finalizimi i projekteve të parapara me buxhetin që e meriton Kuvendi sidomos ato projekte me investime kapitale është defekt i madh në ekonominë, pengon dinamikën zhvillimore sepse investimet kapitale, shpenzimet qeveritare janë një nga faktorët kryesor që ndikojnë në rritjen e bruto produktit vendor, prandaj qytetarët e bizneset dhe Kosova në tërësi është më e varfër se mjetet të cilat ruhen në kasafortë është kapital i vdekur’’, thotë ai.
Ai ka theksuar se veçanërisht investimet kapitale dhe shpenzimet qeveritare janë faktorët kryesorë që ndikojnë në rritjen e Bruto Produktit Vendor dhe zhvillimin ekonomik të vendit.
‘’Prandaj qeveritë planifikojnë dhe parashikojnë projekte që janë me interes të qytetarëve, sidomos ato të sferave të infrastrukturës dhe projekteve tjera biznesore’’ potencoj Mulaj,
Sipas Mulajt, përqindja e ulët e shpenzimeve në investime kapitale tregon mungesë profesionalizmi, papërgjegjshmëri dhe planifikim të dobët, duke çuar në ekzekutimin e dobët të buxhetit.
‘’Përqindja e ulët e shpenzimeve në investime kapitale nënkupton jo profesionalizëm, papërgjegjshmëri, planifikim jo i duhur dhe ekzekutim i dobët i buxhetit’’, tha Mulaj.