Gjenerali meksikan Salvador Cienfuegos Zepeda, është arrestuar gjatë së enjtes në aeroportin Los Angeles, nën dyshimet për trafikim droge dhe shpëlarje parash. Zepeda, këto vepra kriminale thuhet se i kishte kryer derisa mbante postin e ministrit të mbrojtjes në Meksikë (2012-2018).
Akuzat ndaj tij janë për përfshirje në shpërndarje të heroinës, kokainës, metamfetaminës dhe marihuanës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Po ashtu dyshohet se ka punuar për kartelin meksikan të drogës H-2.
Siç shkruan BBC-ja, prokurorët e rastit kanë prova të komunikimit mes ish-ministrit Zepeda dhe një udhëheqësi të lartë të drogës. Prokurorët kanë kërkuar që i dyshuari të mbahet në arrest, ndërsa presidenti i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador, ka thënë se arrestimi i tij shërben për të treguar se problemi kryesor është korrupsioni.
Gjeneral Cienfuegos nuk është ish-ministri i parë meksikan që është arrestuar në SHBA. Gjatë dhjetorit të kaluar, ish-ministri i sigurimit, Genaro Garcia Luna, ishte akuzuar për marrje të ryshfetit nga një kartel droge.