×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-ministri i tregtisë: Kriteret e MTI-së nuk janë adekuate për profilin e inspektorit të tregut

    FrontOnline
    03 Prill 2025

    Ish-ministri i tregtisë, Ismet Mulaj, për FrontOnline, ka folur mbi ecurinë në të kaluarën për konkurset që kanë ndodhur dhe janë shpallur nga MTI për inspektor të tregut.

    Ai tregon se eksitojnë dy modele kur shpallën konkurset për inspektor të tregut.

    I pari model sipas tij është ai që përdoret nga vendet anglo-saksone që nuk specifikohet fusha përkatëse për inspektor tregu.

    ‘’Ka dy qasje, dy modele kur shpallën konkurset. Modeli një saktëson, pra shkruan vetëm shkollimin e lartë dhe e lenë të hapur për shkak se në vendet anglo-saksone nuk ka shumë kandidatë të profileve specifike që lidhën me pozitën e inspektorit të tregut, prandaj këto vende, nuk e përcaktojnë profilin e ngushtë të kandidatit’’, thotë ai.

    Derisa sipas tij, në vendet kontinentale evropiane, përcaktohet fusha e arsimimit për kandidatët që duan të bëhen inspektor të tregut.

    ‘’Ndërsa në vendet kontinentale evropiane, shumica e vendeve e përcaktojnë p.sh.: juridik, ekonomik ,administratë publike, teknologji ushqimore ose ekonomik, pra çështje që lidhën pak a shumë, pra që lidhën më shumë me profilin e punës, me përshkrimin e vendit të punës’’ shprehet ai.

    Sipas tij, kriteret e konkursit nga MTI për inspektor tregu nuk janë adekuate për profilin e inspektorit.

    ‘’Realisht asnjë nga këto profile, nuk është adekuat për profilin e inspektorit të tregut’’ shprehet Mulaj.

    Sipas ish-ministrit Mulaj, kandidati do të duhej të kishte përvojë në inspektimin ose do të duhej të ndiqte ndonjë trajnim inspektimi.

    ‘’Prandaj do të duhej që cili do kandidat ose të ketë përvojë nga fusha e inspektimit të tregut, ose të i nënshtrohej një trajnimi për inspektimin e tregut’’ shton ai.

    Në fund ai, potencon se në të kaluarën kur janë hapur konkurse të tilla, janë kërkuar vetëm kandidatët që kanë pasur të mbaruar fakultetin juridik ose ekonomik.

    ‘’Në të kaluarën është kërkuar ekonomik dhe juridik, por jo fushat tjera.’’ përfundoi ai.

    Ministria që drejtohet nga Rozeta Hajdari kërkon historian, gjeograf apo psikolog për pozitën e inspektorit të tregut (Dokument)

     

    Nga Rubrika
    Lajme13 Prill 2025
    Një burrë në Vushtrri ka tentuar t’ia marrë fëmijët ish gruas së tij. Kjo u bë e ditur përmes raportit 24 orë...
    Lajme13 Prill 2025
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ekrem Hyseni, ka thënë se nuk ka shpresa për një ndryshim nga Serbia në politikat...
    Kronika13 Prill 2025
    Një person është arrestuar në Pejë pasi i njëjti kishte tentuar ta godas motrën e tij, por ishte ndalur nga babai. Policia...
    Të tjera
    Vip13 Prill 2025
    Gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të mbrëmjes së sotme në formatin Big Brother Albania, ndodhi një akt i papranueshëm dhune, ku një prej...
    Lajme13 Prill 2025
    Sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell. Ndërkaq, vranësira parashihen rreth relievit malor. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do...
    Bota/Rajoni12 Prill 2025
    Kryeministri britanik Keir Starmer tha se legjislacioni i urgjencës po kthehet pas një dekade rënieje. Në një deklaratë të lëshuar, pasi oferta...
    Lajme12 Prill 2025
    Njohësi i çështjeve politike, Halil Matoshi, ka reaguar në lidhje me njohjen e Kosovës nga Sudani, duke vlerësuar se kjo njohje e...
    Vip12 Prill 2025
    Danja është banorja e parë që ka lënë shtëpinë në gjysmëfinalen e Big Brother VIP Albania 4. Ajo ishte në nominim me...
    Lajme12 Prill 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës e ka mirëpritur vendimin e shtetit të Sudanit për të njohur Pavarësinë e Republikës së Kosovës. Siç shkruan...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.