
Ismet Mulaj, ish-ministri i Tregtisë, ka paralajmëruar se energjia mund t’u dyfishohet furrave të bukës në rast se bizneset dalin në treg të lirë.
Ai paralajmëroi ulje të numrit të të punësuarve dhe mbyllje të mundshme të bizneseve.
“Bizneset po i sjell në një situatë të panjohur. Një pjesë e bizneseve do ta ulin numrin e të punësuarve e vonesa të pagave , tatimeve. Do të ketë edhe mbyllje të bizneseve, do të atakohen furrat se 90% punojnë me energji e atyre do t’i dyfishohet energjia”, përfundoi Mulaj për “Front Online”.
Nga 1 qershori 2025, të gjitha ndërmarrjet e mëdha në Kosovë kanë qenë të detyruara të furnizohen me energji nga tregu i lirë, sipas vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE).
Ky hap është promovuar si reformë drejt konkurrencës dhe përputhjes me standardet evropiane, por ka nxitur pakënaqësi të mëdha në sektorin privat.
Bizneset kanë protestuar për shkak të çmimeve të larta, mungesës së furnizuesve dhe mungesës së përgatitjes institucionale./Front Online/
Tregu i lirë i energjisë/ Paralajmërohet mbyllja e bizneseve e humbja e vendeve të punës