×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-ministri i Shëndetësisë: Shifrat e ikjes së infermierëve janë alarmante

    FrontOnline
    20 Shtator 2024

    Ish-ministri i Shëndetësisë, njëherësh deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj në lidhje me trendin e ikjes së infermierëve, ka deklaruar se ky fenomen është një sinjal i keq për të ardhmen e sektorit të shëndetësisë.

    Ai kërkoi veprime konkrete për të ndaluar këtë trend, duke theksuar se shifrat janë alarmante dhe se problemi nuk mund të reduktohet vetëm në numra, por në pasojat që ky problem do të sjellë në të ardhmen.

    “Është ogur i keq i të ardhmërisë së sektorit të shëndetësisë, duhet veprime konkrete për ndaljen e këtij hovi. Shifrat janë alarmante, por një problem i tillë nuk reduktohet ne shifra, por në pasojat që i sjell ky problem në të ardhmen”, tha Zemaj për FrontOnline.

    Sipas Zemajt, arsyeja për largimin e infermierëve është qeverisja e dobët, mungesa e planifikimit dhe vizionit, si dhe mungesa e ligjeve të reja dhe reformave thelbësore që kanë bërë që sistemi i shëndetësisë të bëhet një ambient të padurueshëm për ata që dëshirojnë të punojnë dhe ndërtojnë karrierë në mjekësi.

    “Qeverisja e keqe, pa plan e vizion, pa ligje te reja as ndonjë reforme thelbësore, e ka kthyer sistemin e shëndetësisë në një ambient të padurueshëm të punës për secilit të ri që synon të punoj e ndërtoj karriere në mjekësi”, përfundoi Zemaj.

    227 infermierë ikën nga Kosova gjatë këtij viti, pakënaqësi me kushtet e punës dhe pagat e ulëta

    “Petrol Company” në natën e “Kurban Bajramit” e bën me shtëpi të re familjen nga Skenderaj
    Nga Rubrika
    Lajme20 Shtator 2024
    Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se gjatë muajit gusht, policia në lidhje me incidentet dhe të shtënat me...
    Lajme20 Shtator 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se ka rrezik potencial që grupe të armatosura të mbështetura nga strukturat në Serbi, mund...
    Lajme20 Shtator 2024
    Shemsedin Dreshaj, deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh anëtar i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, nënvizoi se trendi i largimit të...
    Të tjera
    Lajme20 Shtator 2024
     Nga janari i këtij viti e deri më tani 227 infermierë kanë kërkuar licencën e plastifikuar, si dëshmi për të punuar jashtë...
    Lajme20 Shtator 2024
    Reshjet e shiut pritet të vazhdojnë bien gjatë natës dhe përgjatë ditës së premtë, kohëpaskohe deri pasdite. Lokalisht ka gjasa të paraqiten...
    Bota/Rajoni19 Shtator 2024
    Në fjalën e lamtumirës së tij pasi e udhëhoqi NATO-n për një dekadë, Jens Stoltenberg i paralajmëroi vendet anëtare të NATO-s të...
    Bota/Rajoni19 Shtator 2024
    Brazili ka gjobitur kompanitë e Elon Musk pasi disa përdorues në vend mundën të hynin shkurtimisht në platformën e mediave sociale X,...
    Lajme19 Shtator 2024
    Emisari special i BE’së për dialogun Miroslav Lajcak ka thënë se dy javët e fundit kanë qenë ‘një përvojë intensive diplomatike e...
    Lajme19 Shtator 2024
    Një përplasje e gjatë – dhe nganjëherë e dhunshme – midis Kosovës dhe Serbisë për statusin e enklavave me shumicë serbe në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.