×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-ministri i Shëndetësisë: Aplikimi i anëtarësimit në OBSH do të dështonte si pasojë e raporteve të dëmtuara me partnerët ndërkombëtarë

    FrontOnline
    01 Shkurt 2025

    Ish-ministri i Shëndetësisë: Aplikimi i anëtarësimit në OBSH do të dështonte si pasojë e raporteve të dëmtuara me partnerët ndërkombëtarë

    Ish-ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me dështimin e realizimit të premtimit të Kryeministrit Albin Kurti për anëtarësimin e Kosovës në Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

    Ai tha se pa një koordinim intensiv dhe të sinqertë me partnerët strategjikë, shanset për sukses janë të vogla.

    “Premtimi për aplikim për anëtarësim ne OBSH mund të realizohet nga cila do Qeveri, por shanset për anëtarësim pa koordinim intensiv dhe të sinqertë me partnerët tanë strategjik e sidomos me SHBA-të, nuk është i mundur”, shprehet ai.

    Ai deklaroi se për shkak të raporteve të dëmtuara me partnerët ndërkombëtarë, aplikimi për anëtarësim mund të dështojë.

    “Sigurisht që Kosova do të fitonte shumë nga anëtarësimi eventual në OBSH. Me këto raporte të lënduara me partnerët e vendit tonë, edhe aplikimi për anëtarësim në OBSH do të përfundoj me dështim sikurse edhe në institucionet tjera të rëndësishme ndërkombëtare”, thotë ai.

    Rrahmani thotë se Kosova, si një shtet që nuk është anëtar i OKB-së, ka shumë vështirësi për të siguruar mbështetje për anëtarësim në OBSH pa lobim të vazhdueshëm.

    “Kosova nuk është anëtare e OKB-së, dhe e ka shumë të vështirë të siguroj votën e mjaftueshme për tu anëtarësuar në OBSH, pa lobimin intensiv të shteteve mike”, deklaroi Rrahmani.

    Kurti premtoi edhe anëtarësimin në OBSH, por për 4 vite Qeveria e Kosovës as që aplikoi për t’u bërë pjesë e saj

    Nga Rubrika
    Lajme06 Mars 2025
    Në orën 21:00 të së mërkurës është përmbyllur procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e 9 shkurtit. Zëdhënësi i Komisionit Qendror...
    Lajme06 Mars 2025
    Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës , Nait Hasani, për “Front Online” ka thënë se partia e tij do të...
    Lajme06 Mars 2025
    Brenda 24 orëve, në rajonin e Gjakovës u raportua për tri raste të dhunës në familje. Të arrestuar janë katër persona, tre...
    Të tjera
    Lajme06 Mars 2025
    Aktorja e njohur, Adriana Matoshi, ka konfirmuar se do të jetë zyrtarisht deputete në legjislaturën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës. Pas...
    Lajme06 Mars 2025
    Sot do të rinumërohen votat e LDK-së nga vendvotimet e Vushtrrisë. Kjo pasi Prokuroria Themelore në Mitrovicë dje ka lëshuar urdhër për...
    Lajme06 Mars 2025
    Tashmë kur ka përfunduar numërimi i të gjitha votave nga zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, ndonëse ende nuk është certifikuar rezultati zgjedhor,...
    Lajme06 Mars 2025
    Dita e djeshme shënoi 27-vjetorin e së Ushtrisë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. E me këtë rast, do të mbahen homazhe nga...
    Lajme06 Mars 2025
    Me rastin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka vendosur që të ketë një...
    Lajme06 Mars 2025
    Në kuadër të aktiviteteve shtetërore në shënim të 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, krerët e shtetit, sot në ditën e dytë të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.